• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo i befason të gjithë: “Mund të tërhiqem vitin e ardhshëm, vlej 400 milionë”

Sport



Siguria e një kampioni matet edhe në fjalët që zgjedh e në deklaratat që jep, e Cristiano Ronaldo nuk bën përjashtim: “Kush fiton ka gjithnjë të drejtë, besoj se asnjë lojtar nuk ka më shumë rekorde se unë. E nuk është rastësi që unë e Messi jemi të vetmit që e kemi fituar 5 herë Topin e Artë”. Portugezi tregon se Juventus e zgjodhi me zemër: “Pas Real dëshiroja një sfidë të re, kjo ishte një sfidë emocionuese: bardhezinjtë më kanë pëlqyer gjithnjë”.

Është kohë refleksioni dhe parashikimi, CR7 nuk heziton të bëjë një nga ata që dëshpërojnë tifozët: “Mund ta mbyll karrierën vitin e ardhshëm. Por edhe të luaj deri 41 vjec: gjëja më e rëndësishme ëshë të shijoj momentin. Kam nevojë për projekte tërheqëse, jam i qetë në nivel ekonomik: ja pse zgjodha Juventus. Jam i motivuar si ditën e parë dhe dua të fitoj gjithcka me bardhezinjtë. Por Champions League nuk është fiksim, ti lemë gjërat të shkojnë ashtu si duhet”.

Për të tregohet gjithnjë kujdesi prej maniaku për punën: “Jam i obsesionuar pas fitores – vazhdoi CR7 në një intervistë për TVI – por me pjekuri kam mësuar ti administroj humbjet, jeta nuk është futboll e nëse nuk fitoj nuk shuhet bota. Georgina nuk kupton fare nga futbolli dhe jam i lumtur për këtë”.

Vitin e kaluar ishte e komplikuar edhe për cështjen Mayorga: “Kur vendosin në dyshim nderit tënd ndihesh keq. Kam një shoqe, katër fëmijë nga të cilët një 9 vjecar që është inteligjent që tani: në shtëpi hynte gjithcka për faj të një gazete. Falë Zotit u dëshmua se isha i pafajshëm”. E në fund një mendim për merkaton: “Sot kushtojnë të gjithë shumë, niset nga 100 milionë e shoh mbrojtës të shiten 75 milionë… ndoshta atëherë unë vlej 3-4 herë aq!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *