• |
ide | kryesore

Basha: Nuk i falëm bashkitë, por Rama donte gjakderdhje në 30 qershor

Lajme, Të fundit

“Pas anulimit të zgjedhjeve me dekretin e 10 qershorit të Presidentit, Rama vendosi për skenarin e gjakderdhjes me 30 qershor. Opozita dhe qytetarët iu shmangën me vetëdije të plotë këtij skenari”.

Janë fjalë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për Syri Tv.

“Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij” – tha Basha.

Basha thotë se zgjedhet e 30 qershorit nuk janë njohur pasi Shtetet e Bashkuara janë shprehur se për ligjshmërinë e tyre vendosin institucionet shqiptare. Basha tha se ndërkombëtarët i kanë kushtuar rëndësi stabilitetit, por pas 30 qershorit kanë ndryshuar opinion.

“Padyshim që stabiliteti është në interesin kryesor strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë, për Ballkanin dhe për të gjithë Evropën. Këtu ska asgjë të re për njohësit e çështjeve ndërkombëtare. E reja qëndron në faktin se për shkak edhe të zhvillimeve, para, gjatë dhe pas 30 qershorit, qartësisht kemi një realitet të ri politik, edhe për sa i përket faktorit ndërkombëtar” – tha Basha.

Kreu i opozitës thotë se është i bindur se djegia e mandateve ishte vendim i drejtë.

“Djegia e mandateve absolutisht ka rezultuar vendimi i duhur. Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në një fasadë, në një garniturë të pushtetit. Dy qëllime arriti djegia e mandateve: së pari na distancoi nga një pushtet i korruptuar në palcë që e kishte kthyer parlamentin në një institucion vjedhjeje me ligj.

Qëllimi i dytë që u arrit ishte që një masë ekstreme, që i përgjigjet një realiteti ekstrem rezultoi e nevojshme për të vetëdijësuar të gjithë, edhe partnerët tanë strategjikë, se kështu nuk shtyhet më. Dhe unë ju them me përgjegjësi të plotë se ky vetëdijësim sot ka mbërritur” – tha Basha. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Hahahahahaha, ky eshte fare i pacipe.
    Na tha do te kete revolucion, ne nuk mbajme pergjesi per dhunen dhe pasojat. Na tha se do perseritet protesta e Shkodres, ne nuk do te lejojme me c’do cmim te behen zgjedhjet e 30 Qershorit etj.etj., dhe sot deklaron se Rama vendosi skenarin e gkakderdhjes, por opozita dhe qytetaret iu shmangen me vetedije te plote ketij skenari.
    Ky mashtrues ordiner eshte Basha, dhe qe ti shkosh mbas duhet te jesh idiot ose ne rastin me te mire, zagar.

  2. Rama po qe e mban fjalen, para 21 janarit tha qe mund te kete viktima dhe ashtu ndodhi, prandaj ata qe i shkojne nga pas nuk jane zagare apo idiota

    1. Berisha po qe e mban fjalen, para 21 janarit tha qe mund te kete viktima dhe ashtu ndodhi, prandaj ata qe i shkojne nga pas nuk jane zagare apo idiota

  3. Qeke locomotive me kaldaje lale.
    Vrej ktuna!
    Janar, me gorme t’modhe t’shtypit.
    Idiot-njejes, idiote-shumes, jo idiota.
    N’fun t’fjolis venoset pike (.).
    Ene 21 Janarin e paske njek me sum ene jo me kaptin.
    Hajt, turqeta!

    1. Dash pacja apo dash peza, mos u mer me drejtshkrimin tim por me argumentin, ju thoni qe luli nuk e mban fjalen sepse nuk beri lufte me 30 qershor, ai mashtron edhe per oren, kurse rama me te vertetat e tij thote qe akullorja eshte akullore, kurse saimir tahirit duhet ti kerkojme falje, sa per 21 janarin (me t’modhe) rama e beri president meten dhe kryetar ps-je komandantin e gardes, hajt shnet lale

  4. Stabiliteti eshte shume i rendesishem si per shqiperine e rajonin ne pergjithesi. keshtu qe Z. Basha shkri PD lere PS te kthehet ne PPSH dhe te siguroj se per 50 vjet stabiliteti i rajonit eshte i sigurte. Rofte Sali Berisha!!!

  5. Te hongert mortja o Basha per stabilitetin. Ky stabiliteti yt dhe i Edi Drames e kane cuar Shqiperine per lesh k…i.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu