• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë te “Myslym Shyri”, plagoset një 30-vjeçar (DETAJET)

Lajme, Të fundit



Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mesditën e some në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 11:30 në një nga zonat më të popullarizuara dhe më të frekuentuara të kryeqytetit.

Mësohet se i lënduari, ende i paidentifikuar, është qëlluar pranë një objekti në rikonstruksion, ku ndodhej si punëtor.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë duke e transportuar drejt Spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në terren për të kryer zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *