• |
ide | kryesore

Aksidentohet zv.ministri i Brendshëm, jepen detajet e ngjarjes

Lajme



Aksidentohet Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, është aksidentuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit.

Ngjarja është konfirmuar për mediat kosovare nga vetë Zeka, i cili ka shtuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. “Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, është shprehur për mediat zyrtari.

Në medie u raportua se vendodhja e aksidentit ishte në dalje të Gjilanit, në afërsi të Stacionit të Autobusëve, rruga që të shpie drejt qytetit të Ferizajt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *