• |
ide | kryesore

Aksident të Unaza e Re, ndërron jetë këmbësori (pamje nga vendngjarja)

Lajme, Të fundit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Teodor Keko” zonën e Unazës së Re në Tiranë. Një kalimtar 55-vjeçar është goditur nga automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar me iniciale E.S.

Policia thotë se si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55-vjeçarit që ndërroi jetë” – thuhet në njoftimin paraprak të policisë. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. Duhen nenkalime per kembesor ne cdo kryqezim. Te e re ska as ndricim dhe as sinjalistik. Kembesoret thjesht i ruan zoti! Se mos dalin banoret ne protest per sigurine e tyre ne rruge se do flliqen me lal er tallavan dhe nje qeveri te kooruptuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu