• |
ide | kryesore

Rrëmbyen bashkombasin e tyre për 10 mijë euro, në pranga 4 shqiptarët

Lajme, Të fundit



Katër shqiptarë të moshës  19, 35, 41 dhe 49 vjeç kanë rënë mbrëmjen e djeshme në prangat e Policisë greke për rrëmbimin e një bashkombasi të tyre, 31 vjeç.

Ndalimi i pengmarrjes është bërë në Nemea, Corinth. Zhdukja prej 20 ditësh e 31-vjeçarit ishte denoncuar nga të afërmit e tij që jetonin në Shqipëri.

Pas denoncimit, pengmarrësit telefonuan familjarët dhe u kërkuan shumën prej 10,000 eurosh për ta liruar 31-vjeçarin. Mes të ndaluarëve, 49-vjeçari mendohet të ketë patur rol kryesor në rrëmbimin e të riut, pasi e mori nga një stacion autobusi për ta dërguar më pas në shtëpinë në Nemea, ku e mbajti në bashkëpunim dhe me tre shqiptarët e tjerë.

Vendodhja e grabitësve u zbulua nga celulari i tyre. I vënë ën dijeni të ngjarjes, INTERPOL njoftoi menjëherë departamentin e Policisë në Corinth, që kreu bastisjen e banesës së katër shqiptarëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *