• |
ide | kryesore

Shpërthimi në pikën e karburantit në Lezhë, shkon në 6 numri i të plagosurve (DETAJET)

Lajme, Të fundit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë një pike karburanti në Lezhë, pranë kryqezimit të Shënkollit, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Deri tani raportohet për 6 të lënduar, mes të cilëve njëri po transportohet drejt Tiranës në repartin e djegies. Ndërsa, 5 të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje për të shmangur pasoja fatale.

Mësohet se zjarrfikëset kanë vënë nën kontroll flakët që të favorizuara nga era mund të përfshinin edhe depozitat e karburantit.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur një perimetër sigurie rreth zonës dhe kanë evakuuar të pranishmit në këtë pikë karburanti.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu