• |
ide | kryesore

Video/ Thonjtë e CR7 në pozicion jashtë loje: shpërthen web pasi Var i anulloi çuditërisht golin Ronaldos

Sport, Video



Juventus e nis kampionatin me fitoren në transfertë përballë Parma. Bardhezinjtë pa Sarrin në pankinë, morën suksesin me golin e shënuar nga chiellini në minutën e 21, por vëmendjen e vërtetë të sfidës në Tardini e rrëmbeu vendimi i arbitrit Maresca për të anulluar, pas këshillimit me VAR golin e Cristiano Ronaldo.

Në minutën e 34′ të pjesës së parë të Parma-Juventus Maresca anulloi golin e CR7, me rezultatin 1-0 për bardhezinjtë, pas sinjalizimit të VAR. Ronaldo është vlerësuar në pozicion jashtë loje në momentin e asist të Douglas Costa: cështje milimetrash, edhe pse në rrjetet sociale tifozët, bardhezinj e jo, kanë kundërshtuar me ironi. E vështirë të kuptohet, edhe sipas komenteve (pjesa dërrmuese ironikë), se cila pjesë e trupit të portugezit ishte përpara bashkëkombasit Bruno Alves.







Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *