• |
ide | kryesore

Video/ Tirana dominuese, Skënderbeu në frymën e fundit, ndërsa Teuta nuk bind

F1, Sport, Video



Asnjë surprizë në javën e parë të kampionatit të Superiors, gjithnjë nëse heqim fitoren e Vllaznisë kundër Lacit. Të tjerët bëjnë detyrën: Tirana duke u imponuar 3-0 ndaj Luftëtarit, e duke konsoliduar perceptimin se është për titull, Skënderbeu duke mundur Flamurtarin, ndonëse me vështirësi, e Teuta që vuan përballë Bylis në Niko Dovvana, por në fund i gëzohet fitores.

TIRANA 3-0 LUFTËTARI
Tirana debuton binshëm kundër Luftëtarit në Selman Stërmasi: 3-0 imponohen bardheblutë në shtëpi, duke treguar forcën, edhe pse tekniku Mema kishte preferuar emra të rinj në formacion. Bardheblutë i shkaktojnë dëshpërim ish-lojtarit të tyre klodian Duro, tani trajner i bluezinjve, duke e zgjidhur situatën që në fraksionin e parë. Siparin e hapi Dunga, në minutën e 30-të. Pas një gabimi në mbrojtjen e Luftëtarit, ishte Halili që e shfrytëzoi, dhe pasoi tek ish-sulmuesi bluezi, që vetëm me portierin Paiteris nuk gaboi.

Vetëm dy minuta më vonë, tashmë ishte Halili që u shërbye nga Hasani, dhe shtyu saktë topin drejt rrjetës për golin e dytë. Në minutën e 45-të, pas një penalltie të fituar po nga Halili, përsipër e mori Idriz Batha, dhe shënoi golin e tretë për 24-herë kampionët e Shqipërisë.

Në fund, Tirana merr fitoren e parë në kampionat, dhe 3 pikët e para, ndërsa Luftëtari nuk tregoi asgjë, duke treguar problemet e mëdha që po kalon.

SKËNDERBEU 1-0 FLAMURTARIN
Fitore në frymën e fundit për Skënderbeun, që befasoi Flamurtarin e mbetur me 10 lojtarë, pikërisht në minutën e 5 shtesë. Daja ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke i dhënë kështu një siguri më shumë bardhekuqve me suksesin në Korcë, aty ku debutuan emrat të mëdhenj, por skuadra me probleme të forta. Në një tjetër situatë Skënderbeu-Flamurtari do të kishte qenë kartolina e javës së parë të Superiores, por dy formacionet në ngërcet e vështirësive që dihen, u munduan të përligjin sa mundën përplasjen mes tyre.

Daja i rikthyer në Korcë, për të parën herë si armik i Flamurtarit, pas divorcit, tentoi të merrte maksimumin që në fillim, duke besuar sidomos në linjën ofensive me Bregun-Gripshin e Krasniqin. Debutoi me korcarët portieri Kolici, që madje rrezikoi autogolin në të 13, por edhe Asion Daja i preferuar nga tekniku nga minuta e parë. Flamurtarit duhet thënë ia komplikoi jetën Zeqaj. Vlonjati mori 2 kartonë të verdhë brenda 1 minute, duke lënë në tre minutat e fundit plus 6 shtesë kuqezinjtë në inferioritet numerik. Kaq mjaftoi të prisheshin ekuilibrat dhe në sforcon e fundit korcarët rrëmbyen fitoren me golin e Gripshit. Këtë herë Mocka nuk mund të mbulonte dobësitë e kuqezinjve, që debutojnë në kampionat me humbje dhe shpresojnë vetëm që në Vlorë gjërat për ta të shkojnë ndryshe.

TEUTA 1-0 BYLIS
Teuta e nisi me një fitore minimale 1-0 në shtëpi ndaj Bylisit, takimin e parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon. Ekipi i Shkëmbit, me disa ndryshime në formacionin titullar këtë sezon, u duk dominues, ku kërkoi golin që në minutat e para, por realizimi erdhi vetëm në minutën e 34-t, ku ishte kapiteni Arapi që shtyu topin me kokë në rrjetë, pas një goditje këndi.

Durrsakët shënuan sërish në minutën e 54-t, me Lorenco Vilën, por edhe pas festimit të golit, u anulua me shumë vonesë nga gjyqtari Xhaja dhe asistenti Shkreta. Deri në fundin e ndeshjes, nuk pati më gola të tjerë, dhe Teuta mori 3 pikët e para në këtë sezon përballë Bylisit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *