• |
ide | kryesore

Vijojnë zjarret në vend/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe bimësi në Devoll

Lajme, Të fundit



Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Ziçisht në Devoll.

Mësohet se flakët kanë djegur disa pemë dhe një sipërfaqe të konsiderueshme flore, kryesisht të mbushur me bimësi të ulët.

Shërbimi zjarrëfikës ka mundur të vërë nën kontroll flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre të mëtejshme.

Vatra të mëdha zjarri janë përhapur masivisht në territorin e vendit ditët e fundit, në mënyrë të veçantë në qarqet e Gjirokastrës dhe të Lezhës.

Ditën e djeshme është përfshirë nga flakët edhe kurora e gjelbër e malit Trebeshinë në Tepelenë. Forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë, për shkak të vështirësive që paraqet terreni i thepisur. Në këto kushte, u kërkua ndërhyrje emergjente me helikopter, pasi rrezikohej shkrumbimi i të gjithë kurorës së gjelbër.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *