• |
ide | kryesore

Superiore/ Tirana, provë force, Lerda kundër tabusë Gjirokastër: nuk fiton prej 22 vitesh

F1, Sport



Tre ndeshje në një javë, Superioria nis në ngjitje dhe skuadrat janë të ftuara të bëjnë një sforco, jo normale në fillimin e kampionatit, atëherë kur muskujt e ngarkuar nga faza përgatitore nuk janë lëshuar ende.Java e dytë e kampionatit, nis sot me Tirana-Teuta e kompletohet me katër ndeshje të mërkurën, ndërsa të dielën të gjithë sërisht në fushë për javën e tretë. Ngarkesë e lartë, për shkak të pauzës së kampionatit në shtator për impenjimin e dyfishtë të kombëtares kuqezi, në eleminatoret e Euro 2020.

Pasi likuidoi Luftëtarin, në një ndeshje praktikisht stërvitore, Tirana e Ardian Memës është e thirrur në cështje të provojë forcën kundër një skuadër të staturës së saj, të paktën organikisht. Teuta, vuajti jo pak kundër Bylis në javën e parë, por kundër bardhebuve Shkëmbi pret përgjigjen e duhur nga të tijtë. Në anën tjetër tekniku i Tiranës, pasi eksperimentoi me disa emra në debutim, është i tentuar të propozojë Ngo’o në vijën e parë të sulmit, asistuar nga treshja Torassa-Hasani-Kale. Nuk ka vend në skuadër për Lilën, i sapo ardhur, ndërsa Mema mendon edhe ndonjë freskim për të mos rrezikuar dëmtime të shpejta, me skuadrat që nuk janë ende në ritmin e kampionatit

Humbja në debutimin në kampionat i ka komplikuar planet Partizanit dhe Franco Lerda, që tani duhet të fitojë në qytetin tabu. Praktikisht në Gjirokastër të kuqtë nuk fitojnë prej 22 vjetësh, që kur Perloshi shënonte 0-1 në 22 nëntor të 1997. Shumë vite vërtetë, ashtu si është e vërtetë se Luftëtari nuk ka qenë kurrë kaq në vështirësi sa këtë herë. Duro do të mundohet ta bëjë skuadrën të funksionojë, por kundër një blindi si Partizani do të jetë një mision gati i pamundur. Asani kthehet të jetë titullar, ndërsa 3-5-2 është sërisht idea e italianit me të vetmin ndryshim në krahasim me humbjen ndaj Kukësit, që Melo kthehet të bëjë qendrën e majtë në vend të Brojaj, ndërsa Romero do të dirigjojë repartin për herë të parë nga minuta e parë.

JAVA 2
Sot
Tirana 19 : 00 Teuta
Nesër
Luftëtari 16 : 00 Partizani
Bylis 16 : 00 Vllaznia
Laçi 16 : 00 Skënderbeu
Flamurtari 19 : 00 Kukësi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *