• |
ide | kryesore

Loro Boriçi tempulli i futbollit: Interesim i jashtëzakonshëm për përballjen klasike

Sport



Tre vjet distancë nga hera e fundit, në Shkodër rikthehet Tirana dhe kaq ka mjaftuar që Loro Borici të jetë skena e preferuar e shkodranëve. Një përballje klasike, që ka munguar në vitet e fundit: një sezon për bardheblutë në Kategorinë e Parë dhe tjetrin me kuqeblutë të rrëzuar poshtë. Bardheblutë kthehen aty ku në fakt u vendos për të parën herë në histori rënia e tyre nga Kategoria, pavarësisht se tekniku Ardian Mema, në konferencën para ndeshjes tentoi ti ulë tensionet.

E shohin të tillë situatën tifozët kryeqytetas, që kanë lajmëruar prezencën e tyre të konsiderueshme në Loro Borici, pak për rivalitetin historic mes tyre, pak për inatin e tre viteve më parë, por edhe për ambicjen titull të legjitimuar nga formacioni bardheblu në dy sfidat e para. 24 herë kampionët janë një kundërshtar prestigjoz që Vllaznia kërkon ta mundë, duke ruajtur fitoret brenda stadiumit të shtëpisë, pikërisht për ta kthyer në pikë force impiantin e tyre. Kuqeblutë presin të kenë mbështetjen e tifozëve, të etur për të parë përsëri skuadrën e tyre të luftojë në elitë, pas një viti të vështirë, duke i stimuluar edhe në cmimin e biletave për super-sfidën.

Gjithkcka shkon drejt një stadiumi euforik për më klasiken e përballjeve, nga situatat e dy klubeve, nga barazia e pikëve në dy javët e para të kampionatit, e deri në inatet e vjetra që e bëjnë edhe më grintoze ndeshjen. Kthehet Vllaznia në Superiore, kthehet Tirana në Shkodër dhe Loro Borici kthehet të jetë epiqendra e futbollit në vend…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *