• |
ide | kryesore

PD: Tirana pa ujë të pijshëm, rrezikohet shpërthimi i epidemive!

Arkiva, Lajme, Të fundit
ujesjelles-300x150.jpg



Partia Demokratike ka denoncuar këtë të diel mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë, që nga zonat periferike deri te zonat më të populluara në qendër të kryeqytetit.

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha nga selia blu se prej javësh mungon uji i pijshëm në zonën e Sami Frashërit, Myslym Shyrit dhe Bllok, ndërsa shtoi se edhe kur uji vjen, është i ndotur dhe përbën rrezik për shpërthim epidemish.

“Lagje të tëra në Tiranë ankohen se nuk furnizohen me ujë. Problemi i mungesës së ujit është në periferi dhe në qendër, në zonën Sami Frashëri, Myslym Shyri e Blloku. Jo vetëm që mungon uji prej javësh, por vjen edhe i ndotur, që janë rrezik për shpërthimi epidemish”, tha Vokshi.



4 Comments

  1. Tirana eshte nje qytet i pasur me burime nentokesore te pashfrytezuara.
    Keqardhje per personat ne fjale qe ankohen per keto tre lagje, ku me shume mundesi jetojne vete aty, dhe nuk ngrejne zerin per shume e shume lagje te tjera ne periferi te Tiranes, por dhe brenda ne qytet ku u vjen uji vetem nje here ne dite dhe u zgjat me pak se 30 min.

  2. Lali Fiku kerkon ta beje Tiranen me 1.2mln banore! I ka bere llogarite mire?! 2019 dhe akoma metropoli vuan per uje!!! Mos te na caje trapin me prapagande leshi, jo po u mbollen peme, jo po u be pazari i ri, jo po lesh, jo po presh. Nqs kryetari i Bashkise qe zgjdhet nuk e vendos primare problemin e ujit, thjesht eshte nje kusar e asgje me teper.

  3. Turp i madh per kohet qe jetojme zona Myslym shyri ka qe vuan kete problem té ujit qysh ne vitet 90. Gjendja vazhdon njelloj jo vetem per ujin por ne té gjitha aspektet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *