• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, trajleri përplas 40-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Shënkoll”, ku mjeti i tipit “trajler”, me drejtues shtetasin me iniciale I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar një këmbësor rreth të 40 -ave, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të kryer zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *