• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi merr kthesë majtas, mbron në kuvend luftën partizane

Arkiva, Kryesore



Kreu i Kuvendit është munduar të zbusë reagimet e votuesve të PS-së pas ceremonisë shtetërore të rehabilitimit të kreut të Ballit Kombëtar, Midhat Frashërit dhe polemikave që janë hapur pas zërave për rishikimin e rolit të luftës partizane.

Ato u ndezën fort pas zbulimit të axhendës së një konference shkencore që po planifikon Akademia e Shkencave me rastin e 75 vjetorit të çlirimit, për të shtyrtuar “antifashizmin pa armë” dhe rolin e pjesës gri të popullsisë gjatë luftës së dytë botërore. Po në të njëjtin dokument propozohej edhe rishikimi i termave dëshmor, martir viktimë etj.

Polemika/ A po e përbalt edhe Rama njësoj si Berisha luftën partizane?

Por në fjalën e tij të hapjes së kuvendit, Gramoz Ruçi, ndryshe nga Rama që ngriti në qiell kreun e kolaboracionistëve apo Erion Veliaj, që celebroi martesën e nipit të Zogut, i është kthyer qëndrimit të majtë të elozjeve për partizanët dhe LANÇ. Ai përsëriti tezat se ajo qe një luftë që e renditi Shqipërinë në krahun e duhur të historisë, hodhi poshtë tezat e dikurshme të Ramës që mbronte versionin e luftës civile duke thënë se “nuk qe një përplasje idesh por një betejë e përgjakshme me pushtuesit” dhe si për të vënë qershinë mbi tortë, kur numëroi aleatat tanë në këtë konflikt botëror fillimisht përmendi ushtrinë e kuqe dhe vetëm më pas anglo amerikanët gjë që vitet e fundit bëhet shumë rrallë nga politikanët shqiptarë.

Résultat de recherche d'images pour "edi rama mithat frasheri"

 

20161008_155742_08101604-4_q4p6hho

Andi Bushati: Arkivoli i Mithat Frasherit, aty ku Rama varrosi te majten

Kjo kthesë e fortë e Gramoz Ruçit, që është një prej të katapultuarve të paktë Partisë së Punës në Rilindje, bëhet pas zemërimit të fortë të shtresës tradicionale të votuesve veteranë të PS-së, dhe thirrjeve të disa prej eksponentëve të tyre për të mos votuar më për këtë parti.

Por ka gjasë që ajo të jetë edhe një lojë politike e koordinuar me kujdes, ku Ruçi përpiqet t’u hedhë sy ish partizanëve të mbetur gjallë dhe familjeve të tyre, ndërsa Rama punon për të rikuperuar vota të së djathtës dhe qendrës.

©Lapsi.al

 



12 Comments

    1. Kriminelet per te kerkuar lavdine shkojne 80 vjet me tutje e per te dhene llogari nuk ndalen para 30 vjeteve kur ne mes te nje qyteti do te varnin nje poet.

  1. Keto jane tema per te lare trute e gomarit i thone ketej nga Shqiperia e mesme .
    Boll me me tema te tilla se na u be lufta civile si ajo e trojes .
    RESPEKTE per kedo qe beri diçka te mire per kete vend .
    PERULJE per ata qe dhane jeten per kete vend , pavaresishte bindjeve .
    URREJTJE per ata qe disinformuan dhe e perdoren kete popull per te arritur qellimet e tyre meskine .

  2. Po po sa here i vjen veza ne byth Ranes nxjerr nfonje kufome te PS, si Ruci, te flase per luften dhe deshmoret. Pirdh pirdh Gramoz! Lufta nuk kishte droge e pallate. Djalin ku e ke Gramoz?

  3. Po per 25 vjet rezistence te Gjergj Kastriotit kunder Turqve perse nuk e nderojne keto ka**t? Pastaj c’fare lufte kane bere Partizanet?
    1940 – 1941 me Italine dhe 1942 – 1944 per kaq vjet te cajne **** edhe sot e kesaj dite. Nqs ka nje lufte per te mbrojtur bythen ne kuptimin me origjinal ka qene vetem lufta e Gjergj Kastriotit dhe nqs duan ti bashkojne Shqiptaret me kete lufte duhet te krenohemi. Lufta e partizaneve pervec meritave te kohes ka nje tufe me dogma e me rrena ashtu sic rren Lali Eri sot dhe une nuk krenohem sic duhet. Prandaj ti beji homazhe, ti dhe soji yt por dijeni gjithsesi, sa te zhduket brezi juaj i pjerdhur jo per luften qe nuk do kujtohet njeri, por as per prejardhjen e nastradinit qe ka Shqiptari.
    Krenohu se si rruhet kujt.

  4. Historine e kane kthyer ne prostitute. Kushdo mund ta interpretoj si i do bytha. Shifni ore perpara te luftoni per ardhmerine tuaj e familes suaj. Nuk ju jep buke e poste tallavaja me historine. Lereni historianet te meren me te se fundja ate zanat kane e me te ushqehen. Meruni me qeverine e ekonomine e vendit. Akoma ju ka mbetur sahati te Partizanet, Ballistet, Zogiste e ku di une se ku. Dokra t’hinit ka pas thane Fishta.

    1. O tit rilindja e ka bo mutin mullar dhe kerkon te marr ment e njerezve me luftra partizonesh. jane teorite e merushe kurves dhe sojit te tij . Stambolli digjet dhe rama %compani krihen i thone kesaj pune.

  5. As ky e as të tjerët me të nuk kanë bërë kthesë. Këta mot e jetë janë komunistë të qelbur. Komunistët janë të tillë sepse nuk kanë as Zot as atdhe. Janë kopilë ferrash dhe pjellë orgjishë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *