• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zjarr në anijen amerikane, 34 të zhdukur

Planet



Roja Bregdetare amerikane thotë se 34 persona figurojnë të zhdukur pasi një zjarr i fuqishëm përfshiu një anije të vogël me polombarë në brigjet e Kalifornisë jugore. Media lokale njofton se zjarri shkaktoi disa të vdekur, por Roja Bregdetare nuk mund të konfirmonte ende njoftimin.

Sipas zyrtarëve të Rojes Bregdetare, 5 pjesëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi shpërtheu zjarri në anijen që përdoret nga operatorët e tureve për zhytësit në Ishullin Santa Kruz, në brigjet e qytetit Santa Barbara.

Sipas VOA, zyrtarët thonë se vazhdojnë kërkimet për personat që figurojnë të zhdukur. Sipas zyrtarëve, pasagjerët po flinin në mjediset e brendshme të anijes kur shpërtheu zjarri të hënën në mëngjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *