• |
ide | kryesore

Berisha: Lirohet nipi i Gramoz Ruçit edhe pse përgjaku spitalin e Fierit

Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë sot lajmin se është liruar nga burgu kapoja e një bande të rrezikshme shqiptare, drejtues i të cilit është Qerem Braçi, nipi i kryetarit të parlamentit Gramoz Ruçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha bën akuza të rënda ndaj këtij personi dhe sulmon qeverinë se e ka lënë të lirë.

“Me urdhër nga lart, narkogjykates dhe narkoptokurore liruan ne Fier supertrafikantin, kriminelin e rrezikshem Qerem Braçi, nipin e Gramoz Ruçit dhe kreun e bandes Ruçi, bandës më të rrezikshme të Jugut qe pergjaku dy dite me pare Levanin dhe Spitalin e Fierit. I gjithe narkoshteti ne mbrojtje, manipulim dhe fallsifikim te ngjarjes kriminale te shemtuar Banda Ruçi me kapo nipin e tij Qerem Braçi numeron me dhjetra anetare. Mbi kete bande te mbrojtur nga kupola e narkoshtetit rendojne akuza per terrorizime te zonave te Jugut, vrasje te njerëzve te pafajshëm, vjedhje, plaçkitje te shumta, përdhunime, trafik droge dhe krime te tjera” – shkruan Berisha.

Ish-kryeministri këmbëngul se në konfliktin që ndodhi në urgjencën e fierit ka qenë i përfshirë edhe djali i Gramos Ruçit.

“Varianti zyrtar i Kupoles mafioze te narkoshtetit dhe medive te mashtruara prej tij barazon kriminelin me viktimen, banden kriminale Ruçi me mbi 25 anetare me nje familje te Levanit krahason supertrafikanti Qerem Braçin me viktimen e bandes qe mori dy plumba prej saj ne shtratin e spitalit Aleksander Zhapa, i cili tek dergoi ne urgjence dy djemte e tij te masakruar nga Qerem Braçi, djemte e vrases dhe kriminel te ketij te fundit se bashku me djalin e Gramoz Ruçit, kreut politik te bandes, e pergjaken Levanin dhe spitalin e Fierit” – e mbyll Berisha që publikon edhe një mesazh që ka marrë.

MESAZHI I PUBLUKUAR NGA BERISHA

“Mirëdita z. Berisha. Masakra kriminale e Levanit ka qenë një ngjarje që herët a vonë do të ndodhte. Grupi kriminal i Braçajve me mbështetjen e plote Gramoz Ruçit dhe Subashit kishin vite që terrorizonin banorët e zonës, vidhnin shtëpi, vidhnin bagëti, dhunonin njerëz të varfër dhe ka raste përdhunimi të padenoncuara nga njerëzit, pasi janë të pambrojtur. Kujtojmë rastet e vjedhjeve të bagëtive që u bënë mediatike në fshatin Pishë Poro të Levanit, plagosjen me armë të dy të rinjve nga Levani po nga ky grup kriminal, vrasjen e rojes së shkollës së Levanit para dy viteve po nga djali i Braçes që qëlloi me armën që i rrëmbeu policit në mes të spitalit, dhe që përsëri mbas këtyre masakrave kriminale këta njerëz ja kanë dalë të mos shkojnë në burg. Këtë duhet të dijnë shqiptarët dhe media.

Media shqiptare edhe në këtë rast me dashje apo pa dashje duke e paraqitur ngjarjen si konflikt mes dy familjeve po ndihmon krimonelët e gruput të strukturuar Braçe dhe pushtetarët që u bëjnë fresk atyre. E vërteta është se konflikti është midis një grupi kriminal që funksionon me mbështetje nga pushteti dhe një familjeje levanake që i njeh gjithë zona si njerëz të thjeshtë dhe punëtorë. Media që furnizohet me versionet zyrtare të policisë së Ruçit dhe Lleshit po ndihmon kriminelët dhe po bën që në opinionin publik të duken si dy grupe bashkëfajtorësh, ndërkohë që nuk është kështu.

Policia ka liruar kriminelin Eqerem Braçe dhe dy të tjerë të grupit kriminal, dhe media nuk e paraqet këtë fakt të rëndë. Në burg janë futur viktimat e masakrës me plagë të tmerrshme nga levat dhe thikat. Babai i djemve të tij studentë të dhunuar që mori dy plumba rrezikon të mos jetë më i aftë për punë, ndërkohë që sot pritet të jepet masa e arrestit për të kaluar fajin viktimave dhe për të lënë jashtë kriminelët e grupit Braçe e Ruçi pasi u duhen për zgjedhjet e ardhshme. Kjo ngjarje duhet të jetë një sirenë alarmi për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët sepse njerëzit janë të terrorizuar dhe nuk jetojnë e punojnë dot të qetë. Bekime për ju që bëheni zëri i vetëm i së vërtetës.

ps: Ne vitin 2017 kam denoncuar para shqiptareve ne parlament dhe ne kete rrjet krimet e shemtuara te Qerem Braçit, vdekjen nga asfiksia tek punonte ne hashash per llogari te tij te nje puntorje nga Lazarati, djegien e kulles plot hashash te ketij krimineli e supertrafikanti.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu