• |
ide | kryesore

Problematiku Raiola: Milanit i rikthehet sfida me agjentin për portierin Donnarumma…

Sport



Nuk ka kaluar ende zhurma e madhe e bërë për rinovimin faraonik të portierëve Donnarumma (në paketën e Raiola ishte edhe vëllai i portierit të kombëtares italiane) dhe në shtëpinë Milan do të rikthehet shpejt të flitet për Gianluiggi Donnarumma. Për të shmangur, edhe një herë tjetër, largimin nga Milano të portierit të talentuar, klubi kuqezi duhet të shpejtojë të ulet në tavolinë me menaxherin e tij, Mino Raiola, për të diskutuar rinovimin e kontratës në përfundim më 2021.

Sipas Tuttosport cështja nuk është kaq e thjeshtë dhe mund të ketë probleme: klubi ka objektiv të ulë koston totale dhe 6 milionët që përfiton lojtari i datëlindjes 1999 paraqesin një pagesë shumë të lartë për arkat e Milan. Kjo, praktikisht, do të mund të sjellë përplasje me kërkesat e Raiola, që sipas të gjitha mundësive do të kërkojë, për më tepër, një rritje rroge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *