• |
ide | kryesore

Emre Can prapakthehu: “Do të luftoj në fushë me Juventus”

Sport



Pas deklaratave të ashpra, ish-mesfushori i Liverpool Emre Can ka postuar ndjesën e tij në Twitter duke kërkuar falje nga Juventus dhe shokët si dhe për të njoftuar se nuk do të flasë më për temën: “Për respekt të Juventusit dhe shokëve të mi të skuadrës, sukseset e të cilëve kanë qenë gjithmonë përparësia ime, nuk do të them asgjë më shumë dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë”, janë fjalët e Emre Can.

Paraditen e sotme lojtari bardhezi kishte shprehur gjithë dufin për vendimin e marrë nga stafi teknik qoftë për mënyrën se si iu komunikua lënia jashtë listës Champions, dhe nuk përjashton vendime surprizë: “Dua të luaj në Champions, shoqëria javën e kaluar më kishte premtuar tjetër gjë. Kisha folur me skuadra të tjera dhe mund të kisha luajtur në Champions, Sarri nuk ka qenë i sinqertë me mua dhe nëse do ta dija më parë nuk do të qëndroja të Juventus. Tani do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me shoqërinë dhe agjentin tim”, kishte thënë ai më herët.

Kështu mesfushori gjerman siguron profesionalizëm maksimal dhe e vendos të mirën e Juventusit përpara çdo gjëje. Çështja, me pak fjalë, duket se tashmë është arkivuar dhe të paktën deri në janar, Emre Can mbetet lojtar i Juventus.

https://twitter.com/emrecan_/status/1169262945739726849?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1169262945739726849&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fmercato%2Fjuventus%2Fjuve-emre-can-fuori-dalla-champions-sarri-non-stato-sincero_7741178-201902a.shtml



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *