• |
ide | kryesore

Jo zgjedhje të parakohshme! Parlamenti britanik rrëzon kryeministrin Johnson

Planet



Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zhvillimin e zgjedhje të parakohshme. Në votimet e pasmesnatës propozimi i tij u mbështet nga 293 deputetë, ndërsa kundër votuan 46 syresh, pa mundur të arrihej shumica e nevojshme prej 434 votash.

Johnson këmbëngul se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian. Megjithatë, të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Brukseli zyrtar ka theksuar vazhdimisht se nuk ka marrë ndonjë propozim të ri për arritjen e një marrëveshjeje, duke mos shprehur gjithashtu gatishmërinë për modifikimin e “Paketës May”m të refuzuar për tri herë me radhë në Ëestminister. Johnson iu drejtua deputetëve që nëse do të dëshironin të shtynin Brexit-in përtej 31 tetorit, të votonin për zgjedhjet e parakohshme dhe “t’u jepnin mundësinë qytetarëve që të vendosin nëse duan një zgjatje të afatit apo jo”.

Nëse refuzoni ta bëni këtë sonte, atëherë unë do të shkojë në Bruksel më 17 tetor dhe do të negociojë largimin më 31 tetor, shpresoj me një marrëveshje, por edhe pa të nëse është e domosdoshme”,  vuri në dukje kreu i ekzekutivit britanik.

Ai ritheksoi pas votimit se qeveria e tij nuk do të kërkojë një shtyrje të Brexitit, por do të negociojë një marrëveshje të mundshme “në interes të vendit”. “Kjo qeveri do të vazhdojë përpjekjet për një marrëveshje duke qenë e përgatitur të largohet edhe pa një të tillë.”

Opozita është reshtuar në favor të zgjedhjeve, me kushtin e zgjatjes së afatit për Brexit-in.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *