• |
ide | kryesore

Klopp nuk shqetësohet nga Napoli, por nga… dushet e San Paolos

Sport



Gjendja e dhomave të zhveshjes në stadiumin San Paolo të Napolit përbëjnë cështje edhe në Angli, e më saktësisht në Liverpool, me Reds kundërshtarët e Champions për skuadrën e Carlo Ancelotti: “Shpresojmë që të rregullojnë cdo gjë – ka komentuar tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp -. Një dush e një vend për tu ndërruar duhet ta kemi. Kam parë vetëm fotot, por kam besim, shpresojmë që gjithcka të jetë e organizuar”.

Edhe pse në përmirësim të vazhdueshëm, në krahasim me fotot e shkrepura nga stafi i Napolit në ditët e kaluara, cështja e dhomave të zhveshjes së stadiumit italian ka shqetësuar, e jo pak, edhe Ancelotti, dukshëm i nervozuar e i zhgënjyer për administrimin e punimeve në brendësi të stadiumit.

Nga Liverpool, Klopp po monitoron situatën me një lloj optimizmi: “Kam dëgjuar gjëra të ndryshme, kam parë foto, por nuk e di realisht gjendjen. Nuk e di, ndoshta fotot janë të majit të kaluar. Kam besim, kam besim tek UEFA e shpresoj që ti rregullojnë gjëart në mënyrë që të kem një dush e një dhomë zhveshje për tu ndërruar. Përsa kohë ka fushë, pjesa tjetër është në rregull, mund të luajmë. Sigurisht nga fotot nuk dukej një gjë e bukur. Nuk e di a po krijojmë një cështje më të madhe se është, por ne vetëm mund të shkojmë në Napoli e të pranojmë situatën që do të gjejmë aty, duke menduar të luajmë futboll”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *