• |
ide | kryesore

Xheni e Big Brother i thotë “Po” propozimit për martesë nga…

Paparazzi, Slider



Ish-konkurrentja e edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, Xheni Mhillaj, ka festuar ditën e djeshme 24-vjetorin e saj të lindjes.

Miqtë e fansat që e kanë uruar kanë qenë të shumtë, ndërsa Xheni i ndau të gjitha urimet në Instastory.

Gjithashtu, ish-banorja tregoi surprizën e madhe që i dashuri i saj i ri i bëri këtë 24-vjetor.

Ai i kishte përgatitur një darkë shumë romantike me drita e qirinj dhe përveç arushit me trëndafila të kuq, i ka dhuruar edhe një unazë me gur diamanti.

E lumtur nga kjo surprizë, Xheni e ndau me të gjithë ndjekësit në Instagram lajmin e bukur, duke treguar se kishte thënë “Po”.

“Të dua! Ditëlindja ime. Po”- ishin fjalët e Xhenit shkruar krahas fotos ku kishte treguar unazën në gisht, ndërkohë që dorën ia mbante i dashuri.

Ende nuk dihet identiteti i mashkullit që i ka vjedhur zemrën ish-banores, megjithatë ajo ka folur edhe më herët për të, duke konfirmuar se është në një lidhje dhe mashkulli në fjalë është shqiptar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *