• |
ide | kryesore

Presidenti i Fiorentinës, acaron Juventus: “Chiesa, duhet ti bësh gol”

Sport



Ndeshja kundër Juventus është gjithnjë speciale për Fiorentinën dhe Rocco Commisso ka nisur ta ndjejë. Presidenti viola ka dashur ti japë zemër skuadrës me prezencën e tij në ditën e ndeshjes më të rëndësishme të vitit: Fiorentina-Juve. Commisso ka vendosur ti bëjë një vizitë skuadrës në grumbullim pak orë para ndeshjes dhe ka një mesazh vecanërisht për Chiesa: “Më dëgjon? Duhet të bësh gol!”.

“Cfarë pres nga Fiorentina-Juventus? – ka thënë Commisso – Një ndeshje të bukur që do të shihet në të gjithë botën, skuadra jonë do të jap gjithcka. Pastaj të ndodhë ctë ndodhë. Do të ishte shumë bukur nëse Chiesa do të shënonte, i mungon goli. E pashë me Finlandën e luajti shumë mirë…”. Lojtari që bardhezinjtë tentuan deri në fund për ta marrë, është njeriu më i rrezikshëm viola dhe një gol i tij do të ishte një ndëshkim i madh për kampionët e Italisë.

Fiorentina-Juve do të jetë edhe një duel i bukur Ribery kundër Ronaldo: “Ribery ka një zemër të madhe, ka ndonjë vit më shumë, por është i jashtëzakonshëm. Kam dëgjuar si i trajton të rinjtë e kjo është e bukura e një kampioni si ai”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *