• |
ide | kryesore

Shtetrrethim tek Benfica: byzylyk elektronik për të kontrolluar lojtarët

Sport



Benfica është e dyta në klasifikim në kampionatin portugez, me pikë të barabarta me Porto (e -3 nga zbulimi Famaliçao), por humbja e pësuar në Lisbonë pikërisht kundër rivalëve historikë në 24 gusht ka tronditur ambjentin e që atëherë polemikat nuk janë ndalur. Një mbi të gjitha: përsé skuadra nuk shkon në grumbullim përpara ndeshjeve në shtëpi? Tekniku Bruno Lage është përgjigjur kështu.

“Është vendosur një shtetrrethim. Futbollistët mbajnë në orë një byzylyk elektronik për kontrollin e gjumit, kështu i japim mundësinë të jenë në shtëpinë e tyre në dyshekun e jastëkun e preferuar. Ditën e mëpasme shihemi në mëngjes dhe përjashtimi i vetëm bëhet për ndeshjet pas impenjimeve të kombëtareve”.

Lage shpjegon kështu arsyen e zgjedhjes së tij: “Ka trajnerë që i lejojnë lojtarët të pijnë një gotë verë në vigjilje të ndeshjeve. Pastaj mund të jetë edhe një filxhan, ku pas shkeljes së syrit nuk ka brenda kafe, por pije. Kështu, ndoshta pijnë dy gota verë e një ëhisky, por janë në grumbullim… E vërteta është se fitohet apo humbet në fushë, jo jashtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *