• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Zbardhet kërkesa e Komisionit Hetimor ndaj Parlamentit

Lajme, Të fundit



Komisioni Hetimor i ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, pritet të mblidhet ditën e nesërme.

Mësohet se Komisioni do t’i kërkojë Parlamentit zgjatjen e mandatit të tij deri në mbërritjen e opinionit të Venecias. Kjo kërkesë është një lëvizje e detyrueshme e Komisionit, pasi afati final i përmbylljes së punimeve të tij ishte data 8 Tetor, ndërkohë që nga ana tjetër, përfaqësuesit e Komisionit të Venecias kanë njoftuar publikimin e raportit final më datë 11 tetor, ku do të pasqyrojnë opinionin e kërkuar mbi shkeljet kushtetuese të Metës të pretenduara nga mazhoranca.

Ndërkaq, ditën e djeshme, presidenti Meta publikoi raportin prej 55 faqesh që ia ka dorëzuar përfaqësuesve të “Venecias”, për t’i njohur me arsyetimet e tij lidhur me vendimet që ka marrë për dekretet e zgjedhjeve vendore.

 



2 Comments

  1. po mos thoni me shkarkim. thoni ti heqim rrogen se ky nuk ka punuar asnje dit. qe kur u be president, me qim peken e bes kallakun me vete, sla mal e shkemb pa ngjitur. sla ngjala pa kap ne rere te gjiri i lalzit. sla qen e mace pa dal ne fotografi. sla rekorde sportive imagjinare pa thyer. ram treverekshi nga ana tjeter, sa ka pikturuar tani qe eshte km ska pikturuar ne gjith jeten e vet. edhe ky sla koment ne fb e ne social pa komentuar. Lulushi gjum. del e bertet e pastaj kendon ndonjeher dhe pastaj kthehet e ja fut gjumit. NJE PYETJE LIND SPONTANE: KUR PUNOJN KETA BURRAT TANE TE SHTETIT? Tre dallkauk qe na kan zen frymen.

  2. Ne cfare vendi tjeter demokratik zgjidhe punet me Komisionin e Venecias a mund te na e shpjegoje dikush. Jam dakort me komentuesin me siper qe keta plera qe nuk kane firmosur asnjehere ne bordero jane bere direkt kryemin[stra, ministra, kryetar bashkie e president. Ata kane bere pasuri perrallore dhe kane guximin dhe bejne arrogantin e tallin trapin me miletin dele arnaut. Te tre kane gruper e tyre te krimineleve me te cilet kontrollojne gjithe trafiqet dhe pastrimin e parave te pista, dhe skane piken e interesit te bejne shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *