• |
ide | kryesore

Video/ Goleada të Romës, Ludogorets e Wolfsberger, një 17 vjeçar nderon Manchester United

F1, Sport, Video



Spektakël e befasi në 12 ndeshjet e tjera të Europë League, që mbyllin kështu raundin e parë të fazës së grupeve. Fitore tronditëse të Romës, Ludogorets, Slovan Bratislava e Wolfsberger, ndërsa e kanë patur shumë më të vështirë se mendohej Porto e Espanyol e sidomos Manchester United fitues vetëm në fund falë një goli të talentit 17 vjecar Greenwood.

Tiquinho shënoi dy herë për ti dhënë fitoren 2-1 Portos, që merr kryesimin e Grupit G bashkë me Rangers, që mposhti në shtëpi 1-0 Feyenoord. Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Gerrard, që vendos kështu kandidaturën për kualifikim. Spektakolar Ludogorets në Grupin H, me fitoren 5-1 përballë CSK Moskë, që madje kaloi e para në avantazh në minutën e 11, përpara se të tërhiqej zvarrë nga bullgarët. Espanyol e Ferencvaros barazojnë 1-1, në një ndeshje të luftuar. Nuk e diskuton suksesin përballë debutuesve të Oleksandriya formacioni gjerman i Wolfsburg, që u imponua 3-1. Në gol edhe Mehmedi, ndërsa në ndeshjen tjetër Genk kalon 3-2 Saint Ettiene.

Wolfsberger bën surprizën e madhe në Grupin J, kur shkoi të fitonte në transfertën gjermane me Mönchengladbach. Austriakët kanë shkatërruar cdo inisiativë të kundërshtarit, duke e nisur në mënyrën e duhur fushatën eleminatore, në një grup interesant ku bën pjesë edhe Roma, që tani e ka të qartë se rivalin kryesor ka Wolfsberger. Italianët kanë bërë poker kundër Basaksehir: në gol Dzeko, Zaniolo e Kluivert, ndërsa Fonseca mund të jetë i qetë me atë që treguan verdhekuqtë në Olimpico.

Në Grupin K Braga tregoi se e ka shumë seriozisht objektivin për ta kaluaj përtej grupeve, kur shkoi të fitonte në transfertë me Ëolverhampton 0-1. Vendosi ndeshjen Horta në minutën e 71, duke i shkaktuar anglezëve një humbje të paparashikuar e duke iu bashkuar kështu Slovan Bratislava me tre pikë.

Sllovakët shkatërruan 4 – 2 Besiktasin e Robinho, duke marrë menjëherë kryesimin. Turqit shkuan edhe në avantazh në dhomat e zhveshjes pas penalltisë së Ljajic dhe autogolit të Bozhikov, por në 45 minutat e dytë Sporar, Ljubicic dhe Moha përmbysën gjithcka.

Ishte menduar një debutim i lehtë për Manchester United, në Europa League, përballë Astana, por në fakt nuk ka rezultuar kështu. Me shumë të rinj në formacion, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer gjeti avantazhin në Old Trafford vetëm falë talentit 17-vjçar, Mason Greenwood, që zhbllokoi rezultatin në minutën e 73’. Megjithatë aq mjafton për të kryesuar grupin L, pas barazimit 2-1 në Beograd mes Partizan dhe AZ Alkmaar.

EUROPA LEAGUE – GROUP G
FC Porto 2 – 1 Young Boys
Rangers 1 – 0 Feyenoord
EUROPA LEAGUE – GROUP H
RCD Espanyol 1 – 1 Ferencvaros
Ludogorets Razgrad 5 – 1 CSKA Moscow
EUROPA LEAGUE – GROUP I
Gent 3 – 2 Saint-Etienne
Wolfsburg 3 – 1 Oleksandriya
EUROPA LEAGUE – GROUP J
Borussia Mönchengladbach 0 – 4 Wolfsberger AC
Roma 4 – 0 Istanbul Basaksehir
EUROPA LEAGUE – GROUP K
Slovan Bratislava 4 – 2 Besiktas
Wolverhampton Wanderers 0 – 1 SC Braga
EUROPA LEAGUE – GROUP L
Manchester United 1 – 0 FC Astana
Partizan Beograd 2 – 2 AZ Alkmaar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *