• |
ide | kryesore

Duro ngre zërin dhe tregon episodet kundër: “Arbitrat po na dëmtojnë”

F1, Sport

Nuk është nga ata që preferojnë të flasin për arbitrimin, por pas ndeshjes së dytë me episode kundër, Duro flet hapur se në dy ndeshjet që skuadra e tij nuk ka fituar është dëmtuar nga situata të dukshme, që kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjes, pavarësisht se nuk ngurron ta quajë ndeshjen me Bylis, si më të dobtën që Kukësi ka zhvilluar nën drejtimin e tij.

“Mund të them se ka ndikuar plotësisht – tha Duro – . Më vjen keq sepse kundër Lacit ishte një 11 meëtërsh i pastër, i parë nga të gjithë përvec arbitrit, por edhe kundër Bylis ishin dy penallti të padhëna për ne në pjesën e dytë, ndërkohë që penalltia ishte një simulim i pastër i Goxhajt”.

Në dy ndeshjet e kontestuar Kukësi ka marrë vetëm një pikë, atë në Lac në barazimin 1-1, ndërsa tani vjen përplasja me kryesuesit e kampionatit, Tiranën. Ndoshta nuk është momenti ideal për Kukësin, por është një ndeshje për të mos u humbur. “Fitorja nuk është një detyrim, jo më Tiranën, por edhe me një skuadër dytësore nuk do ta konsideroja si detyrim. Skuadra duhet të japë maksikmimin dhe kjo është detyra e saj, pastaj bilanci bëhet në përfundim të kampionatit, nëse kemi marrë pikët që duhet”.

Disfata në Ballsh nuk ka tronditur vetëm ambjentin kuksian, por ka evidentuar edhe një problem serioz: pa Ethemin dhe Mustën Blutë kanë humbur shumë në intensitet. Tekniku duhet të bëjë përsëri pa dyshen, por ka bindjen se Abazaj dhe Gavazaj do të bëjnë diferencën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu