• |
ide | kryesore

Historia e lidhjes së vëllezërve Habilaj me Saimir Tahirin

Lajme

Akuzat e para ndaj Saimir Tahirit për lidhje me grupin e “Habiljave” të njohur në zonën e Vlorës për trafik droge nisën të ngrihen me forcë nga opozita në vitin 2013, menjëherë sapo ai u ul në karrigen e ministrit të brendshëm në qeverinë “Rama 1”. Akuzat më të forta i bëri ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani që u arratis nga vendi sapo ndaj tij u ngrit akuza për dekonspirim të aksioneve të policisë. Zagani foli nga arratia duke denoncuar përdorimin në narko-trafik të makinës së famshme Audi me targa AA 003 GB nga kushërinjtë e ministrit në Vlorë.

“…subjekti që më interesonte u fut te ky “Audi” i zi me targë AA 003 GB! Të nesërmen sapo u futa në zyrë, nuk më mbante kurioziteti për një ditë më parë dhe u futa në sistemin e targave për të verifikuar këtë targë që shënova në Vlorë. Sa e hap, më del që pronar i mjeti ishte një emër Saimir Bashkim Tahiri! Mu duk si emër i njohur. Ishte dhe emri ministrit ashtu, por prapë nuk isha i bindur dhe u futa në TIMS dhe verifikova emrin e mësipërm, si dhe hyrje-dalje të kësaj makine! Mbeta një moment si i hutuar sepse në monitor më doli pikërisht fytyra e personit që tashmë ishte ministri im! Qesha si pa kuptuar dhe i thirra shefin tim! Shefi vjen dhe i them: “Shiko ça më del këtu”. Ai shikon fytyrën e ministrit dhe më thotë: “Po, është ministri jonë pse pyet?” Kështu i shpjegova se si arrita deri sa më doli fytyra e ministrit në sistem. Ai me të qeshur ma kthen: “Je i vonuar, ka kohë që e din mbarë policia si s’e ditke ti?!”

Në atë kohë Tahiri, por edhe shefi i tij, kryeministri Rama i injoruan dhe mohuan me forcë akuzat duke i quajtur “baltë nga kazani që po i hidhej qeverisë”.

16 tetor 2017

Këtë datë Saimir Tahiri nuk do ta harrojë lehtë. Policia italiane njoftoi arrestimin e 7 personave pjesë e një rrjeti narko-trafikantësh shqiptarë të cilët mbaheshin nën përgjim prej së paku 2 vjetësh. Kreu i tyre ishte Moisi Habilaj, kushëriri i famshëm i Saimir Tahirit.

17 tetor 2017

Një ditë më pas Partia Demokratike publikoi dosjen e plotë ku mes 413 faqeve me përgjime dhe hetime përmendej edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, – thuhej në dosjen e hetuesve italianë.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, – shkruhej në një paragraf tjetër.

18 tetor 2017

Në Tiranë ishte hapur “Kutia e Pandorës”. Ish-ministri i Brendshëm që tashmë ishte zgjedhur deputet në radhët e Partisë Socialiste për Tiranën ishte vënë në “syrin e ciklonit”. Prokuroria e Krimeve të Rënda u vu menjëherë në lëvizje. I nisi që atë ditë një kërkesë Kuventit të Shqipërisë ku pikë e parë ishte lejimi për arrestimin e Saimir Tahirit. Kujtojmë që mazhoranca nuk u nxitua. Nuk e thirri që atë ditë Këshillin për Mandatet Imunitetin dhe Rregulloren, por priti. Opozita këmbëngulte: “Saimir Tahiri duhet t’i dorëzohet drejtësisë. Duhet pranuar menjëherë kërkesa e prokurorisë”. Por mazhoranca po priste duke u justifikuar me procedurat.

19 tetor 2017

Përpara dosjes me akuza të rënda, paraditen e së enjtes Kryeministri Edi Rama dha sinjalin parë se e kishte “shitur” atë që deri dje ishte krahu i tij i djathtë. Në një reagim në Facebook, Rama shkroi pak rreshta:

“Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo. Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund“.

Me lot në sy Tahiri ka dalë në mbrëmje në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Me zërin dhe mjekrën që i dridhej dhe një fytyrë të zbehtë ai u drejtohej gazetarëve se rrezikonte prangat: “Lorenc, unë po arrestohem, unë po shkoj në burg. Kuvendi është thirrur të votojë, nëse unë do shkoj në burg apo jo” thoshte Tahiri.

20 tetor 2017

E premte. Ora 11. Mblidhet Këshilli për Mandatet, Imunitetin dhe Rregulloren. Ndryshe nga një ditë më parë ish-ministri i Brendshëm nis të tregojë dhëmbët duke lëshuar mesazhe të koduara. Duke dalë nga shtëpia e tij ai u tha gazetarëve një shprehje të njohur të Ramës: “Nuk keni parë asgjë akoma”. U përfol se kishte pasur edhe një takim me tone të larta mes Tahirit dhe Ramës ku ish-ministri i kishte thënë kreut të qeverisë se “po të fundosej do ta merrte me vete”, por kjo ende nuk ka për t’u konfirmuar derisa ndonjëri nga të dy të shkruajë libra në moshën e pensionit.

Diçka kishte ndryshuar. Po frynin erëra të tjera.

Në këshillin e Mandateve, Rrgullores dhe Imunitetit socialistët vazhdojnë të fshihen pas procedurave. Duan të fitojnë kohë pavarësisht presionit. Të gjitha mediat dhe sytë e publikut. Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kryeson grupin e hetuesve lexon akuzat.

“Ne kemi krijuar bindjen e plotë që deputeti Saimir Tahiri është i përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm. Ne sot nuk kemi ardhur për të marrë një mandate arresti, pasi arrestin e jep gjykata. Ne kërkojmë heqjen e imunitetit, që në çdo moment deputeti të jetë i ekspozuar ndaj një heqje lirie. Na rezulton që ka biseda komprometuese në lidhje me deputetin Saimir Tahiri, qoftë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal. Aty bëhej fjalë për dhënie dhe marrje”.

Komisioni për mandatet nuk vendos të premten. Pas një mbledhje maratonë që zgjati deri në orët e pasdites, me votat e mazhorancës u vendos që fjala e fundit të jepej në një mbledhje që do të zhvillohej të hënën, pasi “duhej të shqyrtoheshin provat”. Ndërkohë Rama që ndiqte gjithçka nga TV poston një tjetër mesazh në Facebook ku dukej qartë për herë të parë sulmi ndaj prokurorëve të çështjes.

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanët e krimit, politikës, medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”.

Të premten nuk u morr vendim për heqjen e plotë të imunitetit të Tahirit që mund të sillte arrestimin e tij. Avokatët kërkuan 3 ditë kohë, por Gramoz Ruçi dha vetëm 24 orë. Vendimi do të merrej të shtunën.

21 tetor 2017

Maxhoranca dha sinjalin e fortë kundër arrestimit te ish-ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Pas një mbledhjeje qëzgjati rreth 8 orë, 5 anëtaret e PS në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit refuzuan kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetit Tahiri, duke pranuar vetëm kërkesën për kontrollin e shtëpisë se tij. Fjalën e fundit do ta thoshte Kuvendi.

23 tetor 2017

Përpara se Kuvendi të vendoste me votë për Saimir Tahirin duhet që pas 4 ditësh të dilte të fliste me zë dhe me figurtë Edi Rama. Fjala e tij në grupin parlamentar mëngjesin e së hënës do të mbahet mend për mënyrën se si ai iu drejtua Tahirit duke mos kursyer edhe epitetet, “dru i shtrembër” dhe “vemje”

“S’besoj se ka nevojë të them këtu, pse do të ishte zhgënjimi më i rëndë në kujtesën time dhe mësimi më i hidhur i jetës sime në shërbimin publik, nëse do të zbuloja në fund të kësaj historie se Saimir Tahiri nuk është ai që unë njoh, që e kanë besuar e mbështetur me gjithsej, pas meje, kaq shumë njerëz, po një vemje, e cila e turpëron fjalën njeri!” – do të thoshte ndër të tjera Rama.

Kreu i qeverisë për herë të parë sulmoi hapur edhe prokurorët e çështjes.

“Ku u gjet ky zell i panjohur, i një Prokurorie Krimesh të Rënda që s’ka lëvizur gishtin qëkur ka lindur, jo për ndonjë nga mijëra akuzat e ngritura sheshit nga njerëz publikë, jo përgjime nga llumi i krimit, po as për ca fakte e për ca prova që dihen e shihen ashiqare, si të dyshimta e shumë të dyshimta madje, për të përdorur terma juridikë, në pasqyrën e viteve të jetës së asaj Prokurorie?”

25 tetor 2017

E mërkurë. Kuvendi mblidhet në një seancë të posaçme për të vendosur për imunitetin e Tahirit. Vendimi tashmë ishte marrë. Rama e kishte marrë sërish në mbrojtje Tahirin. Kjo pavarësisht presionit të opozitës, opinionit publik dhe ndërkombëtarëve. Për të shuajtur zhurmën ai sajon një tjetër çështje. Sapo kuvendi voton me shumicë votash të mos lejojë arrestimin e Saimir Tahirit duke pranuar vetëm bllokimin e pasaportës dhe kontrollin e banesës, Rama del jashtë sallës së seancave plenare dhe në oborr sulmon fort gazetarët.

“Jam këtu për tu marrë me ju sepse jeni pjesë e problemit. Jeni të pashkolluar. Ikni lexoni. Ato kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubin e katundit mediatik: “Po mirë mo pse ca ka, të shkojë njëherë në burg dhe pastaj flasim rrugës. Ju jeni per t’u qare hallin dhe unë ju përgjigjem si ma do e bardha zemër” – u tha Rama gazetarëve duke tentuar të mbulojë zhurmën që kishte hapur çështja Tahiri.

Çfarë ndodhi më pas…

Më pas pasuan 6 muaj të gjatë ku emri i Saimir Tahirit herë dukej sikur zhdukej nga kronikat, por sërish rikthehej fuqishëm. Sa më shumë afronte data e vendimit të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit aq më i fortë bëhej emri i ish-ministrit të brendshëm. Ndërkombëtarët kërkonin “peshq të mëdhenj” përpara drejtësisë. Dhe Rama dukej i gatshëm t’ua jepte. Emri i Saimir Tahirit e ndoqi deri në Bundestagun gjerman ku iu tha troç në fytyrë se qeveria e tij kishte mbrojtur nga arrestimi një ministër të akuzuar për korrupsion. Sapo Rama kthehet në Tiranë, Tahiri rikthehet në Kuvend. Bën një tjetër deklaratë në dukje kërcënuese ndaj shefit të tij. “Nuk ka bir nëne dhe bir kurve të më ndalojë mua…” – do të thoshte Tahiri para sallës së Kuvendit. Beteja duket se kishte nisur sërish. Rama mes dy zjarreve. Në njërin krah Brukseli, Uashingtoni dhe opozita në krahun tjetër Tahiri.

3 maj 2018

Saimir Tahiri dorëzon “vullnetarisht” mandatin e deputetit. Në një fjalim të gjatë ai tha se do ta kërkonte drejtësinë deri në fund si qytetar i lirë. Në deklaratën e tij nuk munguan akuzat për Ramën dhe për Xhafajn. U sulmuan prokurorët, por edhe diplomatët e huaj. Tahiri tha se nuk do të bëhej “kurban” për integrimin.

Në reagimin e tij të parë pas dorëheqjes së Tahirit, Rama u duk i qetë. Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” ai tha se “ky ishte një akt dinjitoz” se ai “nuk kishte gisht”, “nuk e kishte ditur më herët”, “nuk ia kishin kërkuar ndërkombëtarët” dhe se “kjo nuk kishte lidhje me hapjen e negociatave”. Për analistët ishte dukshëm një marrëveshje mes të dyve.

12 maj 2018

Një ditë pasi KQZ vendosi zëvendësimin e Tahirit në Kuvend, prokuroria e krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij dhe masën “arrest me burg”. Gjykata vendosi “arrest shtëpie”. Ky vendim për opozitën është pjesë e lojës Rama – Tahiri për tu hedhur hi syve ndërkombëtarëve. Në këtë mënyrë Rama thotë se e ka dorëzuar atë në duart e drejtësisë, në krahun tjetër, në prapaskenë bën gjithçka që Tahiri t’i shpëtojë burgut.

Pyetjet që shtrohen janë: “Edhe sa gjatë do të qëndrojë Saimir Tahiri jashtë qelisë? A do të kishte vendosur gjykata të njëjtën masë për një qytetar të thjeshtë që “rastësisht” u ka falur makinën disa trafikantëve të cilët flasin me njëri-tjetrin për dhuratat që do t’i bëjnë mikut të tyre? A ishte e gjitha një lojë përpara vendimit të BE për çeljen e negociatave për të dhënë përshtypjen se Shqipëria po çon para drejtësisë “peshqit e mëdhenj”? Mbetet të shohim. ©LAPSI.al

Lexo edhe:

Prapaskenat/ Çfarë ndodhi 8 orë në gjykatë deri te vendimi për Saimir Tahirin

FOTO/ Minutat e fundit të Saimir Tahirit në liri, një kafe me shokët poshtë shtëpisë

Tahirin nuk e dorëzoi Rama, por e kapën gjermanët

“U kthyen komisariatet në bordello”/ Tahiri përplaset LIVE me gazetarët

Kulisat/ Pse komisioni Tahiri është i lidhur me hapjen e negociatave me BE

Ku ka të drejtë dhe ku dredhon Tahiri

23 Comments

  1. Ju argatet e Klanit te SHQUP-it ende merreni me thashe e thena kriminelesh,dhe sipas jush neqoftese disa kriminel pergojojne nje funksionare apo nje person ajo eshte prove gjyqesore qe duhet pasuar me arrestim.Ndali njehere dhe krahasoni kete prove me provat e 21 Janarit ,me inqizimet direkt diten per diell.Me provat e ndrrimit te tytes se revoles se Andrea Prendit,te verifikuara nga agjensija me prestigjioze ne bote FBI.Ju kujtohet edhe shlyrja e inqizimeve te kamerave te kryeministrise.Aty nuk behej llogari hashashi por u shuan jetet e kater shqiptareve plotesisht te pafajshen vetem pse ishin ne Bulevard.U vrane nga dora e gardes me urdher te kryeministrit dhe ministrit te brendshem me qellim qe te akuzohet opozita se vrane njeri tjetrin .Ju kujtohet deklerata e Berrishes per qadrat e stilolapsat pistolete e pra me pistoleta u vrane.Ku ishit ju atehere qyfti i Shkullakut kercnoi gazetarin pse tha te verteten se u plagos nga plumbat qe vinin nga kryeministria, ai pra gazetari u detyrua te ike ne azil.Tani prisni se paku te shohim ndonje prove vertete juridike e mos riperserisni thashe e thenat e krimineleve.Mendoni ju se po te kishte prova nuk do kerkonin italianet Tahirin.Mos kerceni para kohe o mjerane qe heshtet edhe kur u vrane shqiptaret e pafajshem dhe e lane me gjak Bulevardin.

    1. More po ç’është ky “i paemër” injorant që me kaq zell poston budallalleqët e tij çdo ditë këtu ?
      Për çdo skandal që i përmendet qeverisë Rama në këto 5 vjet, përmend si papagall 21 janarin ku sipas Tualet Ballës, Berisha e Basha paskeshin “urdhëruar” vrasjen e katër demstruesve “paqsorë”.
      21 janari u hetua për mbi një vit, dhe bile pa i nisur hetimet, prokurorja socialiste Ina Rama, dha urdhër arresti për gjithë oficerët drejtues të Gardës.
      Detyrë e Gardës kombëtare në çdo vënd të botes demokratike, është që të ruaj institucionet shtetërore nga veprimet e dhunëshme apo hyrja me dhunë e dikujt në Institucionin për të cilin janë ngarkuar që të mbrojnë.
      Me idiotesi trajtohet 21 janari, sikur rastësisht para kryeministrisë erdhën ca shqiptarë “turistë” me duar në xhepa, e po shëtisnin “paqesisht”, e Berisha me Bashën paskan dhënë urdhërin për ti vrarë se ashtu ju tek atyre.
      Historia e 21 janarit nuk filloi me ate ngjarje.
      Ajo demostratë e dhunëshme ishte motivuar me publikimin e një videoje të Ilir Metës, ku ai akuzohej si “hajdut” me zë e figurë.
      Berisha i kërkoi Metës menjëhere dorheqjen, e Meta pasi e dha dorheqjen nga qeveria, u paraqit në gjykatë e dha llogari për ato që ishte akuzuar.
      Të mos harojmë se pa,varësisht se Meta nuk u dënua nga gjykata, deri në fund të mandatit të qeverisë Berisha, ai nuk mbajti më asnjë post qeveritar.
      Në mandatin e parë të qeverisjes, Rama duke ngrënë një darke me ngjala me Metën, bëri aleancë me “hajdutin” dhe e bëri ate kryetar të Kuvendit të Shqipërisë e në mandatin e dytë, e votoi edhe për president vetëm me votat e socialistëve.
      Që në këtë moment,Rama nuk u ndje më për 21 janarin për katër vjet rrjesht e i haroi katër “dëshmoret e demokracisë”. U kujtua ti përmendë, vetëm kur e ndau tepsinë e pushtetit me Metën dhe e mori të gjithë vetë.
      Meqë enveristët me çpo shihet do ta përdorin 21 janarin edhe nja 5 dekada të tjera, për të akuzuar partinë demokratike, do të bëja pyetjet :
      Sa viktima të pafajshëm ka vrarë qeveria enveriste diktatoriale në gati 5 dekada që qeverisi ?
      Vetëm për një shashkë zhurmuese që vetë sigurimi e hodhi në ambasadën sovjetike, u dënuan mbi 100 shqiptarë, ajka e patriotizmit e inteligjencës shqiptare të asaj kohe, e 22 prej tyre u pushkatuan fare pa gjyq. Kjo histori nuk vazhdoi vetëm me kaq, por gjatë gjithë 5 dekadave që në pushtet ishte monopartia e punës, sot me emër të ndryshuar në parti socialiste.
      Edhe gjatë vitit 1990 kur shpërtheu lëvizja studentore për liri e demokraci, ishte ish ministri i mbrendshëm i asaj kohe, sot kryetar i Kuvendit, Gramoz Ruçi, që ndonëse me ligj aratisja nuk quhej më krim, u vranë me qindra shqiptarë që tentuan të kalonin kufijtë e në Shkodër u vranë edhe 4 demostrues demokratë.
      Po aq demonstrues u vranë edhe në tetorin e 1998, kur kishin dalë të përcillnin liderin e lëvizjes demokratike, Azem Hajdarin, edhe ai i disa herë i sulmuar me atentatë e së fundi i vrarë nga oficerë të policisë së qeverisë socialiste.
      Nuk po përmend tmerin e 97 ku gjoja për paratë e humbura në piramida, u vranë e vazhdojnë të vriten akoma edhe sot, me armët që oficerët enveristë, ju a lanë ti mernin nga depot grupeve kriminale e deri fëmijve.
      A mund të më thotë ky injoranti i pa emër, se sa është numuri i shqiptaërve të varfër që kanë vrarë veten në burg, vetëm se nuk kishin para të paguajnë dritat ?
      Kush i futi ata në burg ?
      Sa është numuri i vrasjeve midis bandave rivale të mafies së drogës në vitet e fundit, apo të vrarëve të dyshuar se mund të denonconin ?
      Nuk ka “heshtur” askush për 21 janarin o injoranti i paemër, përkundrazi ka 7 vite që përmendet çdo ditë. I vetmi që “heshti” 4 vjet, ishte Edi Rama sapo hëngri ngjalat nga Meta.
      Është verifikuar tashmë se një oficer i Gardes që hapi zjarr kundër demostruesve, nga Rama është përzgjedhur si sekretar i PS në Mat.
      Përse heshtin mediat shqiptare çër këtë fakt domethënës ?

      1. Ja dhe nje shqiptar idiot injorant salinian! Nuk di te shkruaje shqip ky koqe shqiptar dhe shan te tjeret! Jetojme ne demokraci te dashur shqiptare dhe shprehni mendimet tuaja lirshem se po fitoi prape Salehu nga Vicidoli ju ben kurban!

        1. O debil drogaxhi vetëm këtë javë kanë vrarë veten 4-5 njerëz, prej të mirave të rilindjes së komunistëve drogaxhinj, e ti hale ke gojë të përmendësh Sali Berishën. Gjej vetëm një skandal të ministrave të Berishës dhe ke të drejtë. Idiot edvini nuk ka dashur gruan e fëminë e vet e i plaska shumë për ju lapangjoza që mundoheni me servilizma të hani një çapë bukëe e një cigare hashash.

        2. Sali Berisha është udhëheqësi shpirtëror i të djathtëve shqiptarë, dhe pavarësisht të metave që ka pasur gjatë qeverisjes ai prapë mbetet i tillë, ndryshe nga ju që udhëheqësit i ndroni çdo 10 vjet, përveç shokut enver që ishte udhëheqësi juaj i vërtetë.

          1. Me qyftin tend ,nje militant i verber nuk eshte lehte te debatohet.Shqiperia nuk e zbuloi drogen as gjate qeverisjes se Rames nuk u fillua as nuk u mbulua vendi me hashash.Ne fakt ne gjitha shtetet demokratike droga eshte problem i madh njerezit vdesin nga droga me se shumti ne SHBA dhe Europen perendimore.Nga drogat ne pergjithisi vdesin me shume te pasurit sepse per fukarenjte drogat e renda jane shume te shtrejta.
            Mijera vdesin nga droga ne perendim ,por e dini ju se vrasja e vetem nje personi qofte edhe ne protesta nga shteti ndeze qytete e tere vendin.Keni ne SHBA kur policia vret si reagojne amerikanet.Keni pare ne France,Itali,Gjermani e Angli.Me 21 Janar para syve te miliona shqiptareve vrau Kryeministria kater qytetare ne Bulevard ,pra jashte gardhit te Kryeministrise.Vrau kater shqiptare qe qendronin ne Bulevardin e tyre duarthate duke protestuar.I vrau ne menyre tinzare e djallezore ,ne nje skenare te pergaditur,plagosi dhjetra dhe ne gjithe protesten nga protestuesit nuk pati asnje plumb drejte Kryeministrise por te gjithe plumbat erdhen nga kryeministria.Ky krim nuk do vjetrohet kurre pa u be drejtesia dhe pa u denua vrasesit dhe porositesit.

    2. O debil a nuk e ke parë hashshashin që mbuloi Shqipërinë, tani akuzohet saja dhe edvini si të përfshirë drejtpërdrejt, dhe mos ha mut shumë me Sali Berishën se ka 7 vjet ajo puna e qelbësirës që kërkonte të pushtonte me dhunë kryeministrinë dhe budallenjtë morrën atë që meritonin ndërsa edvini tepsinë.

  2. Ne kete vend nuk ka patur kurre drejtesi. Prokurore dhe gjyqtare, kane qene per te mbyllur dosjet e politikaneve te larte, jo per ti hetuar ato. 21 janari ishte nje rast flagrant ekzekutimi live, i 4 njerezve terresisht te pafajshem ne mes te dites, ne mes te Tiranes. Ishte kriminale shume e rende, dhe askush thuajse nuk mbajti pergjegjesi. Nuk mbajten atehere kur e djathta ishte ne pushtet, por dhe tani qe e majta me Ramen ka 5 vjet qe qeveris. Ju premtojne cdo vit familjareve, qe do hapet si dosje, dhe me pas justifikohen me ate qe drejtesia nuk varet nga ne. Mendoni ju qe Rama mund te arrestoj Berishen!!! Rama eshte nje frikacak, i marre perng nga krimi organizuar po e po, por dhe nga ai ordiner. Eshte llum eshte bosh. Kush mban shprese te Rama, ta dije qe vdekha mund ta marr, e drite kurre ska per te pare. Por referimi te 21 janari, nuk e zbut rastin Tahiri. Tahiri ka pjesen e vet te pergjegjesise, qe eshte po aq kriminale. Pse nuk ka hashash tani?! Sepse u shpreh vullneti per te mos e lejuar me. Ne kohen e Tahirit dhe Rames lulezoi hashashi. Ishte si ato firmat piramidale, qe gjithkujt i vajti ne mendje te perfshihej. Te gjithe paguanin, qe kur fillonte mbjellja dhe pastaj kur trafikikohej. Une e besoj se e di qe min i brend ishte i perfshire koke e kembe, por smund te ishte vetem. Duke qene diletant arrogant kaubojs ishte goxha i ekspozuar. Njerez te vobekt kane vdekur ne burg per nje cigare hashash. Tahiri mori kot. Nuk dinte ku ishte!! Tani qe eshte ulur ne toke, te pakten duhet te dale dhe te kerkoj falje per gjithe keto marrezi, arrogance dhe tangerllik qe shprehte.

    1. Patriot ti thua: “21 janari ishte nje rast flagrant ekzekutimi live, i 4 njerezve terresisht te pafajshem ne mes te dites, ne mes te Tiranes”.
      Më 21 Janar turma horash dhe kriminelësh ju turrën në mënyrën më çnjerëzore policëve të shkretë që ishin në detyrë. Për 2-3 orë dhuna ka qenë kaq e fuqishme ndaj tyre saqë mendoj se serbët nu kanë qenë më kriminelë se ata që kishte mbledhur edvini më 21 Janar.
      Pra nuk ishin njerëz të pafajshëm, por të përfshirë në një sulm të dhunshëm kundër institucioneve të larta të shtetit.
      – Por më e rëndësishme është se cili ishte shkaku që ata kriminelë sulmuan KM, @farë skandali kishte ndodhur në qeveri që i detyron njerëzit të bëjnë atë që bënë.
      Shkaku ishte Ilir Meta dhe vazhdimin ti e di.
      Atëherë sot a nuk provohet se 21 Janari ishte thjesht preteksti që do të përdorte dhe përdor edvini për të ndërsyer turmat idiote dhe qelbësirat për pushtet.

  3. Ky “i paemer”, o komentuesi “nje shqiptar” eshte nje vemje komuniste, nje hibrid mes MeroBazes dhe EndriFuges. Eshte hija e EdiRames, bir kristaqi, qe po ndien fundin e tij politik….
    Mos u merzit me kete “paemrin”, se shpesh poston edhe me emra si Ananbela, Sidorela, Aurela…., por eshte po i njejti mjeran qe, pasi masturbohet ne tufe te Tema, vjen dhe peshtyn nje cikez ketej!

  4. Perse i vardiseni nofkes i paemer,po askush ketu nuk po poston shkrime me emer ,me perjashtim te Bushatit dhe Shkullakut dhe dy tre gazetareve.Une e pergezoj kete portal qe promovon fjalen e lire pa cenzure sidomos te atyre qe kane mendim ndryshe nga pronaret e portalit.Realiteti ,ju pelqej disave ketu apo jo, eshte se PD -ne e kane braktise gjysma e simpatizanteve dhe tani kane mbete me shime muilitantet e mercenaret qe perbejne nja 20 % te elektoratit.Mos befasohi kur permenden krimet e pergjakshme monstruoze .Hashashi eshte hashash dhe ne disa vende demokratike te botes eshte legalizuar.Une mendoj se nuk ka asgje me te shtrenjte ne bote se jeta e njeriut.21 Janari eshte krim monstruoz qe shteti i atehereshem beri ndaj qytetareve te pafajshem.Ky u be para syve te miliona shqiptareve ne mes te dites dhe eshte njolla me e zeze dhe me e turpshme kur shteti urdheron ekzekutimin e qytetareve vetem pse protestojne ne Bulevardin e tyre.Gjithe hashashi i Llazaratit dhe Shqiperise nuk ka vleren e nje jete te pafajshme te vrare nga shteti.Mos nxitoni sepse drejtesia po del nga kthetrat e hijenave te politikes dhe do shihni urdherdhenesit dhe ekzekutuesit prapa hekurave. Jane shum,e dosje te pambyllura dhe do keni kohe te kerceni e shashtrisi por vetem me karar .

    1. O qytetar rilindas hapi pamjet e 21 janarit në internet dhe shiko sa të pafajshëm ishin ata HORRA dhe kriminelë që sulmuan KM. Po sot me skandalet e kësaj qeverie e meriton një sulm si në 21 Janar, por ju rilindasit bar hani dhe udhëheqësin nuk e tradhëtoni.

  5. Une dua t’u ve para syve ate djalin qe e futen brenda per cigare hashash, ne emer te Luftes kunder Shqiperise mbuluar nga droga, KRIMI, perfshirja e zyrtareve nga poshte lart, ne maje KM romeo- kreu I meduzes,
    dhe femija I mjere vrau veten ne burg. Kurse Hijena sajme bashkim habilaj ne shtepi ben viktimen bashke me tere hijenucet qe e mbeshtesin. S’ka prova!!!! Car provash doni ju more hora me!
    E vetmja qe mafiozi ish minister eshte ta bilbilise te verteten qe thote dhe ta faktoje ai me provat e pafund qe ka, para se tja nxjerrin nja dy prova qe do I luj tepeleku. Dardha e ka bishtin mbrapa…
    Ps
    Kujtoni 3 oficere policie ne arrati, kujtoni 250 police te vetehequr (I bene vettingun vetes), kujtoni shefin e Zaganit qe tha: per ministrin e di tere Policia!!!, etj
    dhe pastaj argumentoni duke u fshehur mbas 21 Janarit.
    Po flasim per kete ceshtje sot. Sa per krimet e saliut, ne rradhe jane, po nuk eshte edirama qe do I denoje,
    per arsyen e thjeshte qe megallomanet kriminele
    -Shpellari dhe Piktori
    jane partnere,
    kaq e thjeshte eshte.
    Mbas te gjithave, ashiqare, s’keni men e sy akoma, 0 te mjere?!
    Verejtje
    A mund te thote ndonji rilindoqorr qe nuk qe mashtrim ai qe edvinrama premtoi kur j’u kerkoi voten se do bente drejtesi per 21 janarin, dhe qe do e fuste sali Shpellarin ne hapsane!!! Njeri nga mashtrimet qe ju qorru mund ta shihni dot.
    Shkurt: Premtoi per ta bere apo per mashtrim??!
    Padyshim qe
    Drejtesia qe beri Megallomani kriminel eshte
    perdhosia e drejtesise dhe gjakut te tyre e, mbi te tera teatri qe ben cdo janar (tall b. me ritin e pshtire, ve lule te vendi ku u derdh gjaku, demek I nderon duke terhequr zvarre te mjeret familjare qe halli I qorron)
    Kur do ta merrni vesh qe per romeo xhambazin mitoman jane thjeshte deele kazani o te humbur?!
    Ja: nje mesnate ‘dashnie Romeo-zhuljet’
    del acik ben Qepallimin e famshem me ministrin kriminel!!

    Kaq e qarte eshte (qe ju dele hyni ne tefterin e tij vetem per te blegerire), o rilindoqorre!!!

    Marre per mendesine tuaj:
    ‘Te rroje partia dhe shoku yne I shtrenjte edirama –ne ferr fëmijët, Shqiperia’,
    Ooooooo ju inteligjentat liridashes!!

    Te mjere dele te zgjebura ne tru!!

  6. Si i shpetoi qorri i vogel Saje burgut? Thjeshte fare ; Perdori kodin e ju drejtua indirekt Rames me ate shprehjen e tij “S’keni pare gje akoma”! Nga ai moment Rama ate qe e kish cilesuar ‘ministri me i suksesshem’, pastaj ‘dru i shtrember ne mes tone’ e mbrojti me vota rilindIdjotesh duke mos i hequr imunitetin ne parlament kur e kerkoi prokuroria (hera e pare qe kerkeses prokurorise per heqje imuniteti, parlamenti i tha “JO” per turpin e atyre matufeve qe qendrojne ne ate salle)!
    Ish-minister i brendeshem per gadi 4 vjet i perfshire ne klane trafiku droge e denohet me -Arrest shtepie- !
    Burgu eshte per hallexhinj, per ato qe nuk paguajne energjine elektrike.
    Drejtesia eshte sot e diskretituar, por me e diskretituar eshte ajo farsa me ate qe quajne Reforme ne drejtesi qe eshte vetem nje demagogji e atij qe ka ca kohe qe nuk flet me per ‘Peshq te medhenj’.

  7. Eshte humbje koher te merresh me komentusa pseudo te djathte qe shfryjne bolshevizem kaq te pjerdhur . Hajt qao dhe futuni n qader tash se aq dini ju.

  8. Ju argatet e SHQUP-it mund ti beni qejfin veti sa te doni e si te doni ne portale e studio por ju njeh populli dhe i dine te gjitha te zezat qe keni bere .Ju dha me vote ate qe meritoni dhe do ju fundose teresisht neqoftese vazhdoni keshtu me intriga e genjeshtra.Do e shikoni ne zgjedhje do ju ndeshkoje ne menyre ekzemplare sepse ata e dine kush e solli Shqiperine ne kete deregje.JU nuk keni alternative .Nuk kani program as strategji se lidership e potencial jo se jo. Merrne veten me te mire edhe per 20 vjete do ia shihni “hajrin” Lul Bashes me injorantet e kurvaret qe ka mbledhe rreth vetes.

    1. C’fare leh ti mor budall, eshte shkrimi per Tahir bythqir Saimirin ate ministrin me te suksesshem te Ram pedes dhe sot eshte ne arrest shtepie si miu ne cark. Kaq gje kupto e kafsho gjuhen se nuk keni goje fare te beni gerr-verr se Taho bythqiri ju ka hedhur fekalin ne goje e ju ka zene fytin paq.

  9. Pa u denuar me vdekje me varje ne litar Sali Brisha , Ilir Meta dhe Lulzim Basha per gjithe ato krime makabr qe kane bere kunder Shqiptareve dhe ketij vendi kurre nuk do ket qetesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu