• |
ide | kryesore

‘Të ka lali shpirt’ bie nga froni, një tjetër këngë shqiptare më e klikuar në Youtube

Paparazzi, Slider



Nëse dikur shihej se sa shpesh luhej një këngë në lokale apo në klubet e natës, tashmë shihet se sa klikime ka në Youtube.  Ndonëse ka shumë artistë të suksesshëm, e të tjerë aludohen për blerje të shikimeve, ka disa që qëndrojnë me një diferencë tepër të madhe.

“Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi prej kohësh ishte kënga shqiptare më e klikuar. E publikuar 6 vite më parë, për momentin (19 shtator ora 13:41), ajo numëron 500,063,497 shikime. Por nuk qëndron më në krye të listës.

Është hiti i Era Istrefit “Bon Bon” që numëron 693,892,841 klikime. E publikuar 3 vite më parë, ajo ishte kënga që lançoi karrierën ndërkombëtare të Era Istrefit, si dhe bashkëpunimin me “Ulta Music”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *