• |
ide | kryesore

Basha: 9 kushtet e Gjermanisë për negociatat, dështim i qeverisë

Lajme, Të fundit



Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pasi Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosën sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport tregon qartë dështimin e qeverisë dhe se Shqipëria ka bërë hapa pas.

Ndër rreshta, kreu i Partisë Demokratike thekson se do bëjë gjithçka në mënyrë që Shqipërisë t’i hapen negociatat me Bashkimi Europian sa më parë.

“Partitë qeverisëse në Bundestag kanë miratuar sot 9 kushte për tu plotësuar që Shqipërisë ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.

Ju shpreh mirënjohjen ligjvënësve gjermanë dhe në veçanti partive tona simotra CDU-CSU, të cilat rikonfirmuan vullnetin e tyre për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtimi i kushteve dhe kërkesa për zgjidhjen e krizës politike shprehin shqetësimin e sinqertë për hapat mbrapa që Shqipëria ka shënuar që nga qershori 2018.

Këto kushte dhe kërkesa reflektojnë dështimet e qeverisë dhe jo të popullit shqiptar. Në veçanti kërkesat e reja për arrestimin dhe proçedimin penal të personave të përfshirë në blerjen e votave dhe kërkesa për të vendosur mbi legjitimitetin e proçesit farsë të 30 qershorit reflektojnë qartë se dështimi dhe përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e Edi Ramës dhe askujt tjetër.

Vendimi i CDU/CSU dhe SPD për hapjen me kushte të negociatave e ndihmon Shqipërinë për të kapërcyer krizën e rëndë politike, për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për një drejtësi të pavarur që ndëshkon politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Në emër të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar, garantoj të gjithë shqiptarët dhe partnerët tanë se do të bëjmë gjithçka që vendit tonë t’i hapen negociatat sa më parë,”– shkruan Basha në statusin e tij në Facebook.



6 Comments

  1. Por ti o plehre lobove kunder, qe te mos hapeshin negociatat ndersa sot garanton shqiptaret dhe partneret tane se do te beshe gjthcka per hapjen e negociatave.
    Jo mor jo, ti do vazhdosh te beshe c’eshte e mundur per t’i sabotuar ato dhe koha do te tregoje se sa i vertete do te jete ky qendrim.

  2. Hamzai qe plasi me blloku procesin po ben premtime..
    Parlamenti hollandez propozoi viza mer bq. Kush loboi per kte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *