• |
ide | kryesore

Boban paralajmëron Giampaolon: “Shumë të zhgënjyer për derbin”

Sport



Giampaolo nuk po kalon momentin më të mirë tek Milan dhe kjo ishte kuptuar para derbit me Inter, ndërsa tani pozicionimi i drejtuesve kuqezinj vetëm sa është përsëritur. Problemi është se mes tyre qendron një humbje e keqe me Inter e disa fjalë, që më parë mund të interpretoheshin si pakënaqësi, tani ngjajnë vërtetë si paralajmërim për të gjithë, nga tekniku tek skuadra. Zvonimir Boban është një nga ata që thonë atë që mendojnë, pa përdorur filtra. Kështu që nuk befason fakti që është i drejtpërdrejtë: “Mendimet nuk janë pozitive, duhet të përmirësohemi e edhe trajneri do një Milan ndryshe, por duhet të rritemi në shumë gjëra. E me punën e fortë e inteligjente mund ta bëjmë”. Referimi është për derbin dhe mesazhi është për Marco Giampaolo, që e presin tre ndeshje – Torino, Fiorentina e Genoa – ku të gabojë e ka të ndaluar.

Edhe për faktin se ajri që qarkullon në Milanello nuk është fare i mirë. “Milan që humb derbin? – thotë Boban në momentin e daljes nga ceremonia e Best Fifa Football Aëard -. Jemi shumë të zhgënjyer, sepse dolëm të mundur. Pòr do të shkojë më mirë, do të bëjmë gjithcka që skuadra të luajë ashtu si tifozët e ne duam ta bëjë, trajneri përfshirë. Jemi kantier në ndërtim: por më mirë ta bëjmë sa më parë të jetë e mundur”.

Mbetet koha për një koment ndaj fjalëve të ish-presidentit Silvio Berlusconi, shumë kritik ndaj teknikut dhe skuadrës: “Presidenti ka bërë shumë për Milan e mund të thotë atë që do”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *