• |
ide | kryesore

Drejt fundit gara për kryeprokuror, KLP pritet të miratojë listën përfundimtare të kandidatëve

Lajme, Të fundit



Gara për kryeprokuror duket se është drejt fundit. Pas zgjidhjes së problematikës me kandidatin Olsian Çela, KLP pritet që nesër të publikojë listën përfundimtare të kandidatëve.

Në një njoftim për mediat Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se në rend dite është përzgjedhja e kandidatëve për kryeprokuror.

“Miratimi i listёs sё kandidatёve, qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshme, mbledhja e KLP-së për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm u shty për shkak se mungonte letra e Komisionerit Publik për konfirmimin në detyrë të Çelës. Në garë për këtë postin e kryeprokurorit përveç Olsian Çelës është Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Allushaj. Disa ditë më parë kreu i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se brenda muajit shtator do të miratohet lista e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Ai theksoi se SPAK mund të ngrihet edhe me më pak se 10 anëtarë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *