• |
ide | kryesore

Legjenda e Flamurtarit, Sokol Kushta, ngre zërin: “E papranueshme ajo që po ndodh…”

Sport



Flamurtari është lënë në mëshirë të fatit dhe përvec situatës dramatike financiare e problemeve të pafundme derivuese, që kanë sjellë në Vlorë vetëm një barazim dhe pesë humbje në gjashtë ndeshjet sezonale, tani cështja bëhet gati ekzistenciale. Policia e shtetit nuk merr përsipër ndeshjen, tifozët mbeten jashtë e administratori Idrizi kërcënon se do të mbyllë stadiumin, që në këtë rast vetëm Flamurtarit I bën dëm dhe I pari që e ka kuptuar qartë këtë është ish-futbollisti, sot në këshillin e Bashkisë së Vlorës, Sokol Kushta.

“Ky Flamurtar nuk është dhe nuk duhet të jetë asnjëherë në këtë gjendje – thotë ish-futbollisti i Flamurtarit -. Sponsori pret nga parlamenti, ose të shihet një formë tjetër. Klubi sot është në një kryqëzim mes Bashkisë dhe klubit, por ajo cfarë zgjidh situatën është vetëm ligji i sportit, pasi në këtë momemt gjithcka është pezull dhe kjo gjendje nuk është aspak e mirë. Si anëtar i këshillit bashkiak e kam ngritur shqetësimin dhe problemin, ndaj duhet gjetur një mundësi dhe zgjidhje sa më shpejtë. Problemi është cfarë mundësie kemi për ta gjetur këtë zgjidhje dhe kjo duhet rregulluar në anën institucionale. Vetëm kështu merr zgjidhje, ligji i sportit është shpëtimi për Flamurtarin, por edhe futbollin shqiptar”.

Policia e shtetit u kujtua në javën e 5 të kampionatit se stadiumi i Flamurtarit nuk plotëson standardet, duke mos marrë përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes, gjë që e detyroi skuadrën të luante në shtëpi pa tifozë. Kombinim problemesh që mund të jetë fatal për kuqezinjtë: “Është një kaos total i futbollit. Problemi nuk qëndron = vijoi Kushta – vetëm tek pagesat, por mbi të gjitha tek kaosi mbi ligj. Ky duhet të jetë shqetësim që nga Federata, Bashkia dhe vetë sponsori, në kushte të tjera nuk kemi zgjidhje. Gjithcka duhet bërë sipas rregullave. Vetëm ligji e bën rregllatorin”.

Nuk është hera e parë që figura të rëndësishme sportive në Vlorë ngrenë zërin për Flamurtarin, por koha e fjalëve ka përfunduar. Situata është edhe më emergjente se ligji i sportit dhe cdo javë që kalon e afron edhe më tepër klubin e famshëm me një fund të padëshiruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *