• |
ide | kryesore

Tjetër konflikt për motive pronësie, 61-vjeçari godet me sende të forta vëllanë në Mat

Lajme, Të fundit
Lojëra fati të paligjshme në Fier, 4 të arrestuar



Tjetër sherr mes vëllezërish është shënuar ditën e sotme pas atij të ndodhur në Lushnjë. Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se goditi me sende të forta vëllanë për motive pronësie.

Shërbimet e policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat. Ky shtetas, ishte konfliktuar dhe kishte goditur vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *