• |
ide | kryesore

Najdovski në thyerje të plotë me klubin: Tirana bën prova rehabilitimi të kapitenit

Sport
Najdovski



Filip Najdovski është një nga pedinat më të rëndësishme të viteve të fundit të Tiranës, ose ndoshta është më e saktë të thuhet ishte. Pikërisht kështu, sepse qendërmbrojtësi maqedonas, kampion e nënkampion e për më tepër kapiteni i bardhebluve në këtë sezon e ka parë veten të rrëzuar në hierarki dhe jashtë skuadrës për derbin me Partizanin e barazimin e Kupës me Teutën.

Sipas asaj që filtron nga klubi përplasja është më e hershme, por kulmoi me hedhjen e shiritit, kur “zyrtarisht” u dëmtua dhe u zëvendësua në ndeshjen me Erzenin, edhe pse motivi ishte krejt tjetër. Për të qenë të qartë nuk ka asgjë me ish-teknikun Ahmataj, kontradiktat ishin të gjitha në nivel drejtuesish. Najdovski u ndje i anashkaluar, ndërsa presidenti Halili i pari akuzonte mungesë impenjimi.

Lexo më tejNga firma te debutimi në 6 orë: Fagu rrezikoi fytyrën për Tiranën

Konflikti, në fakt, nuk i duhet Tiranës në këtë moment dhe versioni zyrtar i klubit është se 31 vjeçari ka patur një tërheqje muskulare dhe kjo nuk e ka lejuar të jetë pjesë e ndeshjes me Partizanin, që bardheblutë e humbën dhe mungesa e tij u ndje dhe shumë madje, pastaj edhe në Kupë, në çerekfinalen e parë me Teutën të barazuar në Niko Dovana 1-1. Ndoshta palët i kanë ulur tonuset, duke kuptuar se në këtë moment një e mesme e përbashkët i shërben të dyve, sepse nga Tirana kanë lajmëruar kthimin e Najdovskit në punë me grupin dhe mundësinë e për të qenë në pankinë në ndeshjen kundër Laçit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *