• |
ide | kryesore

Bayern kërcënon Gjermaninë për Neuer: ja çfarë rrezikojnë bavarezët

Sport



Dualiteti mes dy portierëve të rëndësishëm si Manuel Neuer e Marc-Andre Ter Stegen do të sillte padiskutim probleme dhe tani në Gjermani është bërë cështje. Pas shfryrjes së inatit të numrit 1 të Barcellona, për të qenit rezervë e përhershme e titullarit të Bayern Munchen erdhi vendimi i Joachim Loeë për të luajtur në portë me Ter Stegen. Por kjo nuk është pranuar nga Bayern, që ka kërcënuar se përsa kohë të jetë Ter Stegen në portë e jo Neuer bavarezët nuk do ti japin asnjë lojtar kombëtares gjermane.

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, e ka bërë të qartë se klubi i tij do ta bojkotojë ekipin kombëtar, nëse Neuer vazhdon të jetë rezervë e Ter Stegen: “Ne s’do ta pranonim kurrë që Ter Stegen ta zëvendësojë Neuer si portier i parë. Nëse Bayern informohet për këtë ndryshim para se të ndodhë, nuk do t’i dërgojmë lojtarët tonë në Kombëtare më”, tha Hoeness. Drejtuesi i lartë bavarez i akuzoi një pjesë të mediave gjermane se po e trajtojnë portierin 27-vjeçar të Barcelonës sikur të kishte fituar 17 trofe të Kupës së Botës dhe insistoi se Neueri është portieri më i mirë mes të dyve.

Një situatë që rrezikon të krijojë një precedent të shëmtuar në Gjermani e që do ti jepte lojtarëve mesazhin e gabuar: ti jepet prioritet Bayern Munchen, sepse klubet jashtë Gjermanisë nuk mund të bëjnë këtë lloj presioni. Megjithatë, drejtori teknik i Kombëtares së Gjermanisë, Oliver Bierhoff, është shprehur krejt indiferent nga ky kërcënim, duke theksuar se sipas rregullave të FIFA-s, klubi detyrohet t’ua lëshojë lojtarët ekipeve kombëtare.

E ndërkohë, e përditshmja spanjoll AS, që në këtë rast kujdeset për interesat e Ter Stegen, analizoi dënimet me të cilat mund të përballet klubi i Bayern nëse e bën një gjë të tillë, duke filluar nga gjobat për moslirim të lojtarëve pa arsye. Sipas rregullave të FIFA-s, refuzimi i një klubi për t’i liruar lojtarët që janë në dispozicion për t’u zgjedhur nga ekipi kombëtar mund të sjellë gjobën prej 5500 eurosh për çdo kualifikuese dhe prej 3700 eurosh për çdo miqësore.

Natyrisht kjo lloj shume nuk do të frikësonte Bayern, por bavarezëve gjithashtu mund të mos i lejohet ta përfshijnë në lojë një futbollist që nuk është paraqitur me kombëtaren brenda pesë ditëve pasi të përfundojë impenjimi i kombëtares, duke bërë që Niko Kovac të humbte një pjesë të rëndësishme të skuadrës së tij për ndeshjen e parë pas ndeshjeve të Gjermanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *