• |
ide | kryesore

Ecnin me shpejtësi tej normave, 8 shoferë të arrestuar në Tiranë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia  gjatë orëve të fundit ka zhvilluar kontrolle të shumta në rrugët e Tiranës, ku ka gjobitur disa shoferë për thyerjen e rregullave të qarkullimit

Sipas një video të publikuar nga Policia shihet se një drejtues mjeti ka ecur me 165 kilometër në orë duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa Leje drejtimi”, shkruajnë blutë e Tiranës.

NJOFTIMI I PLOTË

Kontrolle të kombinuara me agjentë civilë dhe të uniformuar, në rrugë urbane dhe interurbane, për dokumentimin dhe procedimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, që për nga rrezikshmëria, mbeten burimi kryesor i aksidenteve rrugore, me pasoja fatale për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa Leje drejtimi. Janë pezulluar 12 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe dy drejtues mjetesh janë ndëshkuar për gara shpejtësie.

Rrugorët e kryeqytetit do jenë të fokusuar edhe ditët në vijim në verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, pa asnjë tolerancë ndaj atyre që rrezikojnë veten dhe të tjerët, me mënyrën se si e përdorin rrugën dhe mjetin, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *