• |
ide | kryesore

Pas akuzave për ngacmim seksual, Placido Domingo tërhiqet nga skena

Paparazzi, Slider



The Metropolitan Opera njoftoi se Placido Domingo pranoi të tërhiqej nga performancat e skeduluara pranë tyre pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht disa gra, që i botuan historitë e tyre në dy artikuj të Associated Press. Legjenda e operës tha se s’do të performojë më kurrë në The Met.

Domingo ishte skeduluar të performonte në rolin titullar të Makbethit nga Verdi, që do të ishte shfaqja parë të sezonit dhe performanca e parë e Domingos në Shtetet e Bashkuara pas akuzve publike. The Met presionohej gjithnjë e më shumë të anullonte shtatë performancat e skeduluara të Domingo-s, por menaxheri i përgjithshëm, Peter Gelb, u ripërsëriti performuesve se shtëpia e operës do të priste rezultatet e hetimeve nga The LA Opera, ku Domingo ka shërbyer si drejtor i përgjithshëm që prej 2003-shit dhe nga The American Guild of Musical Arts, sindikatës që përfaqëson artistë të ndryshëm operistikë.

Domingo, i cili ka qenë i pranishëm në prova, dha një deklaratë për shtypin ku u shpreh se ditëve të tij në The Met, pas 706 performancash, u erdhi fundi. “Debutova në The Metropolitan Opera në moshën 27-vjeçare dhe kam kënduar në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vite të lavdishme,” tha ai. “I kundërshtoj forcërisht akuzat e ngritura kunër meje dhe jam i shqetësuar për këtë klimë, në të cilën njerëzit dënohen pa due process. Reflektova dhe dola në përfundimin se prezenca ime në këtë produksion të Makbethit do të tërhiqte vëmendjen nga puna e palodhur e kolegëve të mi në skenë dhe pas saj.

“Si rezultat, kam kërkuar të tërhiqem,” shtoi ai dhe falenderoi kokat e The Met që i pranuan kërkesën. “Jam i lumtu që në moshën 78-vjeçare munda të këndoj këtë rol titullar në prova, që e konsideroj performancën time të fundit në skenën e The Met.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *