• |
ide | kryesore

137 kg kokainë në Durrës, reagon babai i Gentian Malindit: Pas drogës mund të fshihet Edi Rama, oficeri qante dje si fëmijë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Babai i Gentian Malindit, avokati i njohur Ilir Malindit shprehet ekskluzivisht për Fax News se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me kokainën që u sekuestrua në Durrës.

Sipas tij ai i ka thënë të birit që të largohet sapo të zbardheshin rrethanat e ngjarjes, ndërsa kërkon procesverbalin e kontenierit që është hapur në Pire.

“Si fillim dua të sqaroj se në konfernencën e dhënë drejtuesit e policisë e quajtën këtë një operacion të suksesshëm, gjë që nuk është e vërtetë. Djali im nuk është pritësi i mallit, se i thonë një vlerë prej 10 milionë eurosh. Ka pasur një muaj që kontenieri mbahej në vëzhgim nga 4 policë në turn, si e hapi djali im kontenierin?!

Këto janë përrallat e tyre imagjinare, policia ka dështuar totalisht, Ardian Bega qante dje si fëmijë, se i kishin premtuar që do të lirohej. Në rast se ai ishte pritësi, pse duhet të shkonte djali im me makinën me target e tij në port, pse pak mundësi ka që të falsifikohen target në vendin tonë. Nuk ka flagrancë zonjë”, shprehet Ilir Malindi, edhe pse nuk mohon faktin që i biri i tij është gjetur në portin e Durrësit, dhe ka pasur kontakte me dy të arrestuarit.

Ilir Malindi pretendon se djali i tij po përndiqet prej 10 vitesh nga ana e policisë, dhe pas kësaj fshihen motive politike. Ai thotë se Gentiani gjendej në port pasi ”e kishte telefonuar punëtori i tij Altini, i ka çuar dhe i ka marrë nga porti, i ka shtënë në shtëpitë e tij, dhe pastaj ka dalë për kafe”.

“Nuk e imagjinoj dot si mund të vijnë që ta kontrollojnë, ka 10 vite që përndiqet nga ana e policisë, mendoj se kjo ndodh për shkaqe politike, nuk i janë ndarë që në kohën e Sali Berishës. Edhe unë dyshoj se kryeministri merret me drogë, si mund të thojë policia që djali im u arrestua në flagrancë?”, u shpreh Ilir Malindi./ FaxNews



3 Comments

  1. Po more kelyshi salihut,por kur ta arrestoje policia e salihut ate kelyshin tend kush ishin motivet politike?apo salihu ta liroje djalin qe ky te punonte per llogari te klanit Trusti I Geshtenjave qe udhehiqet nga salih karaxhic berisha

  2. Ky do ta beje politike, po me mire te pranoje qe te birin e ka drogaxhi sesa te ngaterrohet me to..Tani o sekser (se avokat nuk je) fillo te paguash prokuroret e gjykatsit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *