• |
ide | kryesore

Flori Mumajesi bën rikthim në muzikë

Paparazzi, Slider



Pas kaq shumë kohësh pritje dhe pikëpyetje se a do të rikthehet Flori Mumajesi në muzikë, më në fund e kemi një lajm.

Kantautori i mirënjohur jo vetëm që do të rikthehet në muzikë, por ka zbuluar edhe bashkëpunëtorët për klipin e ri që do të dalë së shpejti.

Ka qenë këngëtarja Shkurte Gashi ajo e cila përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se po sjell duet me Florin dhe Brunon.

“Së shpejti”, ka shkruar Shkurta në foton, me të cilën bëri të ditur se kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Xhirimet kanë filluar dhe treshja fantastike shfaqet në një makinë të kuqe me Shkurten në timon.

Flori duket mjaft në humor ndërsa qëndron në sediljen e pasme i veshur me një bluzë të bardhë.

Pak javë më parë, Flori dha lajmin e mirë për rikthimin qoftë fizikisht ashtu edhe në muzikë.

Më herët, ai kishte lajmëruar se po mendonte të hiqte dorë nga muzika dhe ky është një konfirmim se Flori do të rikthehet sërish me projekte të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *