• |
ide | kryesore

Përfundon takimi i Kolegjit të Kryetarëve, Basha: Filloni urgjent përgatitjet elektorale

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar pak minuta më parë mbledhja e sotme e 61 krerëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin me kryedemokratin Lulzim Basha, që ka kërkuar ndezjen e “motorrëve” elektoralë, pas riorganizmit të kësaj force politike përgjatë gushtit. Në mbështetje të kësaj kërkese, Basha lajmëron ngritjen e një shtabi qendror elektoral dhe politik, që do të shtrihet kudo në vend.

“Vendi është në një krizë të thellë shumëplanëshe dhe detyra e PD dhe e opozitës është të angazhohet seriozisht për të qenë pranë njerëzve dhe për t’i hapur rrugë perspektivës europine të Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pranë Partisë Demokratike do të ngrihet shtabi qendror elektoral dhe politik, shtabe që do të shtrihen në mënyrë piramidale në të gjithë vendin. Puna do të perqendrohet në planin e ofrimit të zgjidhjes për qytetarët, denoncimeve për aferat korruptive dhe kriminale të qeverisë, bashkimi i faktorëve dhe aktorëve me potencial njerëzor dhe eletoral pranë PD, si dhe hapja e partisë për njerëz me integritet profesional e moral”, citohet të jetë shprehur Basha.

Gjithashtu, kryetari i PD-së u ka paraqitur Kryetareve të Degëve edhe një kalendar të qartë dhe konkret pune, ndërsa sa i përket aksionit politik, u vendos që format se si do të vijojë së bashku me afatet, të përcaktohen në një moment të dytë.

Ndërkohë, sot Basha ka takuar edhe një nga themeluesit e PD-së, Eduard Selamin, ish-kandidatin për marrjen e kreut të partisë. Selami është kthyer sot në selinë blu dhe ka pasur një takim kokë më kokë me Bashën, me qëllim “bashkimin e kontributeve për PD dhe opozitën”.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, Basha ka takuar edhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhin, për të diskutuar mbi aksionin opozitar që pritet të shpeshtohet edhe më shumë në ditët në vijim. Sakaq, nesër paradite pritet të zhvillohet edhe mbledhja e përbashkët mes Kryesisë së PD-së dhe grupit të ish-deputetëve, për të diskutuar mbi aksionin e radhës përballë mazhorancës.



3 Comments

  1. Poshte demokracia, rrofte anarkia! Parulla ta bejme Shqiperine si gjithe Evropa shkofte ne te semes! Rrofte Haxhi Qamili!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *