• |
ide | kryesore

VIDEO/ Adelina Ismaili del në fushatën e Vjosa Osmanit

Lajme, Të fundit



Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka performuar në tubimin që kandidatja për kryeministre nga LDK-ja Vjosa Osmani e ka mbajtur në Mitrovicë. Nuk ka munguar kënga e saj e famshme “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”. Ismaili njihet për mbështetjen e saj për LDK-në që kur ishte gjallë Ibrahim Rugova. Së fundmi, ajo është shprehur publikisht se e mbështet Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.

“Pse Vjosa? Janë shumë arsye pse Vjosa. E para – unë jam kthyer nga Zvicra dhe fëmiu im sot jeton në Kosovë sepse Vjosa. E dyta – ndoshta, pse është e Mitrovicës. E treta – është e bukur. E katërta, ndoshta edhe më e rëndësishmja për mua – në jetën time ka qenë dhe mbetet politikanja që kurrë nuk më ka rrejtë dhe zhgënjyer edhe pse kurrë nuk jemi takuar. Falemnderit që je. Mitrovicë, lum ju që e keni – por, ja u kemi marrë” – tha Adelina. Performanca e Adelina Ismailit në minutën 40 në videon më poshtë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *