• |
ide | kryesore

Pozicionim i fortë i Tiranës ndaj akuzave: “Kemi vënë në dispozicion pamjet filmike, Partizani të mos bëjë prokurorin”

Sport



Ajo që ndodhi në Selman Stërmasi, një orë përpara fillimit të derbit kryeqytetas mes Tiranës e Partizanit ka tronditur gjithë ambjentin sportiv në Shqipëri. Përleshja e egër mes dy tifozerive dhe zbulimi i fishekzjarreve dhe eksplozivëve pranë sektorit të mbështetësve të kuq ki ka dhënë tjetër skenar situatës. Por Tirana ka hedhur poshtë akuzat e ardhura nga kampi i Partizanit, me një pozicionim të fortë në lidhje me incidentin: “Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga të gjitha aktet e dhunës, shfaqjet e shëmtuara jo sportive dhe dënon ashpër të gjitha problematikat e krijuara nga tifozët në ndeshjen Tirana – Partizani”.

Klubi ka bërë të ditur përmes një komunikate në rrjetet sociale se ka vënë në dispozicion të policisë të gjitha pamjet filmike: “Në përfundim të takimit, klubi ka vënë në dispozicion të Policisë, serverat e sistemit të kamerave të stadiumit, për të gjetur dhe dënuar më pas përgjegjësit e incidenteve në stadium.

Në fund edhe një batutë ironike kundër insinuatave të bëra nga Partizani, për bashkëpunim të strukturave të klubit, me një pjesë të tifozerisë, për “një skenar të mirëmenduar”: “Një klub futbolli mund dhe duhet të mos kalojë kompetencat, për të folur herë si hetues dhe herë të tjera si prokuror”.

REAGIMI I TIRANËS

“Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqjet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana – Partizani.

KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”.

Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium, por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative.

Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese.

Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur e nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *