• |
ide | kryesore

Nis “vetëkorrigjimi”, Bushati me propozime konkrete: Ç’duhet të bëjë Kuvendi që të hapen negociatat

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Jashtëm dhe aktualisht deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati, ka propozuar disa amendime të projekt-rezolutës së Kuvendit në lidhje me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që u propozua nga dy deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari.

Në relacionin e mëposhtëm, Bushati thekson së pari se duhet ndryshuar emërtimi i projekt-rezolutës. Më tej, ligjvënësi socialist rendit pika të tjera të rezolutës që duhet të ndryshohen sipas tij, së bashku me argumentin përkates ku bazohet propozimi.

Propozimet e Bushatit përfshijnë dhe rekomandimet direkte që Kuvendi duhet t’iu bëjë institucioneve përgjegjëse për ngritjen e menjëhershme dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Propozimet e plota të Bushatit:

Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institucionet shqiptare të njohur si procesi“screening”.

Të rikonfirmojmë angazhimet që burojnë nga Rezoluta  e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018

Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Kuvendi të angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbeshtetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë.

6 Comments

  1. Mbi cdo gje eshte morali per nje krijese , qe te quhet njeri duhet qe te pakten te kete moral, cfare mund te thuhet per kete degjenerat dhe bir degjenerate. Jep mend gjysem analfabeti shet moral imorali qe ka qef zezaket e Brazilit, flet per parime hajduti ordiner i MEPJ qe e mbushi ate intitucion me rrugacka me minifund pamend dhe meshkuj si puna e tij imoral dhe injorante. Ky eshte simboli dhe perfaqesuesi i mbeturines se pariciklueshme absolutisht te demshme qe vetem helmon dheun dhe mjedisin ku hidhet.

  2. Problemi nuk ka ngelur tashmë vetëm në ngritjen e këtyre institucioneve mbrenda këtij viti, por edhe me çfarë “tullash” do të ngrihen këto godina të drejtësisë.
    Nëse në themelet e këtyre godinave do të vihen akoma “tulla” të kohës së “Dullës”, as të mos presë kush që drejtësia të reformohet por do të deformohet edhe më për dreq.

    1. Do vihen tulla sorosiane qe te na ligjerojne martesa pederastesh e te mbeshtesin parti te majta per 50 vitet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu