• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Ky është drejtori i ri i AKU-së

Lajme, Të fundit



Qeveria ka shkarkuar sot drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja. Në vend të tij është emëruar Robert Lili, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të OSHEE në Gjirokastër. Lajmi për emërimin e Lilit njoftohet përmes një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Njoftim

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, z.Agron Hetoja, me propozim të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend. Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend.



4 Comments

  1. Po ky po bente kerdine mor burr!!! E kishte marre me marsh te 5-te. Do kete shkelur ndonje grykes nga stani i Ripjerdhjes, me shume mundesi. Hajde na qofte per mbare.

  2. Deri tani drejtore kane qene , nje kapterr, nje polic, ish drejtori i kesh tani edhe ish drtor i oshee gjirokaster..Shteruan veterineret? Kimistet?etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *