• |
ide | kryesore

Europa League/ Armenët kopjojnë dronin kuqezi: flamuri provokator ndërpret Dudelange-Qarabag

Sport



Tension në Luksemburg gjatë ndeshjes së Europa League mes vendasve të Dudelange e azerëve të Qarabag. Afërsisht pas 30 minutash, në pjesën e parë, pas golit të dytë të shënuar nga miqtë nga Azerbaixhani, në qendër të fushës ka mbërritur një dron që valëviste një flamur të Armenisë.

Një provokim i qartë kundër skuadrës së Qarabag, duke iu referuar konfliktit mes armenëve e Azerbaixhan. Ndeshja është ndërprerë pasi edhe në shkallët e stadiumit është krijuar kaos. Në këtë pikë, arbitri i ka dërguar dy skuadrat në dhomat e zhveshjes, por pas gati 25 minutash ndeshja ka rifilluar përsëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *