• |
ide | kryesore

Realizoi një fustan nusërie me letra higjenike, shqiptarja fiton 10 mijë dollarë

Paparazzi, Slider



Një shqiptare ka fituar çmim të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për fustanin më të bukur të nusërisë të krijuar me letër higjienike. Mimoza Haska, banuese në Karolinën e Jugut, ka fituar në 15 vjetorin e “Annual Toilet Paper Wedding Dress” plot 10 mijë dollarë.Ajo ka rrëmbyer çmimin e parë me fustanin e quajtur “Celestial Rose”, që u krijua për 400 orë pune me 48 rrulonë letrash higjienike. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Mimoza ka rrëfyer për ndjekësit e saj se pasioni i të qendisurit i është kultivuar nga e ëma. Haska ka marrë pjesë në “Annual Toilet Paper Wedding Dress” shtatë herë, ndërsa vitin e kaluar ajo zuri vendin e tretë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *