• |
ide | kryesore

FOTO/ Çfarë ndodhi në ditën e fundit të fushatës elektorale në Kosovë

Lajme, Të fundit



Mesnata e së premtes shënon mbylljen zyrtare të fushatës elektorale në Kosovë. Të shtunën është heshtje elektorale pasi të dielën janë zgjedhjet.

Para mijëra qytetarëve në Gjilan, në tubimin përmbyllës të fushatës së LDK-së, kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani tha se Kosova ka vendosur ta lidhë fatin e vet politik me LDK-në, prandaj me fitoren në zgjedhje, të hënën të gjithë qytetarët e Kosovës do të zgjohen të lirë dhe të barabartë në shtetin që ata meritojnë.

Tubimi i LDK

“Së bashku do ta bëjmë shtetin tonë të lirë dhe të barabartë për të gjithë, një shtet të zhvilluar ekonomikisht, ku fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe të moshuarit e gjejnë perspektivën e tyre, në një shtet që është pjesë e familjes euroatlantike”, – tha Osmani, citon lapsi.al.

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës të kësaj fushate elektorale në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në tubim u panë shumë flamuj kombëtarë, por nuk munguan këtë herë as flamujt shtetërorë të Kosovës, SHBA dhe Gjermanisë.

Tubimi i “Vetëvendosjes”

“Teksa presim me padurim ditën e zgjedhjeve unë dëshiroj që të u kushtoj një falënderim aktivistëve të Lëvizjes. Qindra qytetarë dhe aktivistë edhe nëpër shtetet perëndimore janë gurët dhe shtyllat e Lëvizjes. Ata duan ta shohin Kosovën të zhvilluar dhe të bukur”, – tha kryetari Albin Kurti.

Edhe PDK-ja e mbajti tubimin përmbyllës në Prishtinë ku kryetari Kadri Veseli tha se kundërshtarët politikë u morën me mesazhe kundër tyre, ndërsa ata premtuan luftë kundër krimit e korrupsionit.

Résultat de recherche d'images pour "tubim pdk prishtine"
Tubimi i PDK

“Po iu them me vendosmëri se e di se çfarë i duhet Kosovës, e di çfarë duhet bërë për të riun dhe të moshuarin, për nxënësin, studentin. PDK gjithmonë ka ditur ta çoj Kosovën përpara edhe sot do të dimë si ta bëjmë” – tha Veseli, citon lapsi.al.

AAK-ja e Ramush Haradinajt e mbylli fushatën elektorale në Gjakovë. Ish-kryeministri tha se koalicioni i tij me PSD-në e Shpend Ahmetit është e vetmja siguri për Kosovën sovrane në tërësinë e saj territoriale.

Tubimi i koalicionit AAK-PSD

“Kosova tradicionalisht për ta ruajtur qenien e saj, sovranitetin dhe lirinë, e ka pyetur Gjakovën dhe i ka ra mirë gjithmonë. Gjakova dhe Kosova pa u lëkundur i thonë jo nivelit të tretë të pushtetit, duke ruajtur tërësinë territoriale të shtetit, me taksë deri në njohje reciproke. Këtë herë Kosova e di se Gjakova ka vendosur për konceptin 100% shtet. Një vend që kurrë nuk është nënshtruar, është dëshmi se vullneti i sovranit gjithmonë ngadhënjen dhe Gjakova po e di qysh sonte fituesin e 6 tetorit, koalicionin 100% shtet”- tha Haradinaj.

Tubimi i koalicionit NISMA-AKR-PD

Ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD e mbylli fushatën me një tubim në Prizren. Kreu i NISMA, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për projektin e bashkimit të shtetit, pasi sipas tij pas zgjedhjeve të 6 tetorit kjo do të jetë zgjidhja më e mirë për shtetin. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *