• |
ide | kryesore

Negociatat/ Ministri holandez: Shqipëria nuk është e gatshme për BE

Lajme, Të fundit



Teksa na ndajnë rreth dy javë nga mbledhja vendimtare e Këshillit Evropian, po rriten gjasat që Holanda të vendosë veton kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Mosndryshimi i qendrimit të Holandës zyrtare, e grupuar mes vendeve skeptike rreth ecurisë së vendit tonë në drejtim të përmbushjes së kritereve të vendosura nga Komisoni Evropian, është rikonfirmuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok.

Së fundmi, Blok është shprehur se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, “veçanërisht në trajtimin e fenomenit të korrupsionit dhe në sundimin e shtetit ligjor”, raporton e përditshmja “De Telegraaf”. Ndërsa, diametralisht i kundërt është pozicionimi kundrejt Maqedonisë së Veriut, vendit tjetër kandidat karshi Shqipërisë, i cili paraqitet në një terren më të volitshëm, sidomos pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes shumëvjeçare për çështjen e emrit me Greqinë. “Maqedonia Veriore ka ndërmarrë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdohet, kështu që ne shohim hapësirë atje “, citohet të ketë thënë Blok në një mbledhje të Këshillit të Ministrave nga “De Telegraaf”.

Kjo qasje e Holandës ndaj Shqipërisë u pohua pak ditë më parë, kur Bundestagu gjerman vendosi për dhënien e pëlqimit për hapjen e kushtëzuar të bisediemeve të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Gjatë një seance të para pak ditësh në Komisionin për Çështjet Evropiane, Blok ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij ndaj Shqipërisë do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të çelen negociatat pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018.

Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe proges të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri”, është shprehur ministri.

Ndërkohë, akoma më herët, parlamenti holandez kaloi në qershor një mocion në të cilin një shumicë e konsiderueshme deputetësh u rreshtua kundër bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. ©Lapsi.al

Shkrimi i plotë i “De Telegraaf”:

“Shqipëria nuk është e gatshme për BE”, kështu mësohet të jetë shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Holandës .

Hollanda beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të fillojë bisedimet e pranimit me Shqipërinë. Në fillim të kësaj jave, udhëheqësit e BE-së argumentuan për këto bisedime. Sipas Ministrit Stef Blok (Punëve të Jashtme), Shqipëria nuk është ende gati për të hapur negociatat.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit,” tha Blok pas Këshillit të Ministrave. Dhoma e Përfaqësuesve kaloi një mocion në qershor në të cilin një shumicë e madhe foli kundër bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

Për Maqedoninë Veriore, rruga duket e qartë për të filluar bisedimet me BE për anëtarësimin. “Maqedonia Veriore ka ndërmarrë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi për sundimin e ligjit duhet të vazhdohet, kështu që ne shohim vend atje”, tha ministri, transmeton De Telegraaf. Në një letër të përbashkët, Presidenti i BE Tusk, Presidenti i Parlamentit Evropian i bëri thirrje Sassoli, Presidentit të Komisionit Evropian Juncker dhe pasardhësit të tij më 1 nëntor për t’i bërë thirrje Ursula von der Leyen të fillojë bisedimet me të dy vendet. “Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë atë që kemi kërkuar prej tyre.”

Korrupsioni dhe droga

Ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë çështjen brenda një jave e gjysmë. Nëse ata nuk mund ta zgjidhin atë, ajo do të kalohet në krye të krerëve evropianë të shtetit dhe qeverisë, që është disa ditë më vonë.

Korrupsioni është ende i shfrenuar në Shqipëri dhe vendi së fundmi ka qenë “narco-shteti i vetëm i Evropës” në lajme. Shqipëria është një furnizues i madh i marihuanës. Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit përshkroi “korrupsionin e madh, institucionet e dobëta qeveritare” dhe foli për kontrabandën njerëzore, rrjetet e drogës dhe evazionin e taksave në shkallë të gjerë. Mediat britanike si The Guardian dhe The Independent paralajmëruan për “Kolumbinë e Evropës”.

 



6 Comments

    1. Vendi mbeti ne dore te atit rrotes se karit drogaxhi, hajdut, perdhunues grash, te cmendur me kartele, pinjoll i Enverit qe e votoni ju trutharet e shqiperise, injorantet qe doni vetem te pashkollet dhe krimininelet, ju te pagdhendurit e shekullit te rraces shqiptare qe doni lekun e shpejte me droge se nuk ua mban bytha te mesoni, konkurroni ndershem po doni lepir bythjen se vetem keshtu mbijetoni si njehere e nje kohe ne komunizem. Tani ishalla ju vret te gjitheve ky qe vute dhe ai Vilajet Qyrku i Tiranes qe do vije pas ketij qe eshte mashtrues dhe vrases 100 here me shume mbase shpetojme njehere e mire nga ju rraca parazite e shqiperise sidomos ne jug….

  1. Vendi mbeti ne dore te atit rrotes se karit drogaxhi, hajdut, perdhunues grash, te cmendur me kartele, pinjoll i Enverit se e votoni ju trutharet e shqiperise, injorantet qe doni vetem te pashkollet dhe krimininelet, ju te pagdhendurit e shekullit rraces shqiptare qe doni lekun e shpejte me droge se nuk ua mban bytha te mesoni, konkurroni ndershem po doni lepir bythjen se vetem keshtu mbijetoni si njehere e nje kohe ne komunizem. Tani ishalla ju vret te gjitheve ky qe vute dhe ai qe do vije pas ketij qe eshte mashtrues dhe vrases 100 here me shume mbase shpetojme njehere e mire nga ju rraca parazite e shqiperise sidomos ne jug….

  2. Sa gezoheni per cdo pordhe qe leshohet nga Hollanda apo Franca dhe s’humbisni fare kohe per t’i mare ere.

    1. Ate ere merrjani ju neo komunistat e rilindjes qe nuk late force pozitive nder shekuj per te ecur ky vend, ju rraca e keqe e jugut qe skeni te shuar e te palyre ne kete dynja! Ishalla po ju vret te gjitheve, e te vrisni njeri tjetrin sic e keni nisur qe ne ’97 me kuc e mac te shpetojme njehere e mire nga ju se e bete kete toke te ndotur sic jeni vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *