• |
ide | kryesore

Paratici drejtuesi më i paguar i Juventus: edhe Agnelli është pas tij

Sport



Vlerat ndonjeherë nuk lidhen me statuset dhe kjo provohet më së miri tek Juventus. Në prag të Asamblesë së ortakëve, parashikuar në 24 tetor, klubi i Juventus ka publikuar një relacion mbi pagat e drejtuesve për sezonin 2018/19: drejtori sportiv Fabio Paratici është më i paguari me 2,04 milionë euro (mes pjesës fikse e bonusit), duke lënë pas edhe presidentin Andrea Agnelli, me 504.000 euro, e zëvendës presidentin Pavel Nedved, me 503.000 euro, në podiumin e pagave.

Në të dhënat, që bën të ditur Calcio & Finanza, shfaqen edhe pagat e anëtarëve të Këshillit të Administrimit (spikat Paolo Garimberti me dicka më pak se 74.000 euro) e të figurave që janë larguar nga Juventus tetorin e kaluar: Giuseppe Marotta (gati 1,5 milionë euro për periudhën korrik-tetor 2018) e Aldo Mazzia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *